'Burrë jam vetë...' - IRIQI bisedon me Senada Mesin

'Burrë jam vetë...' - IRIQI bisedon me Senada Mesin

11:30, 23/08/2019
A+ Aa A-

IRIQI bisedon me Senada Mesin:

Iriqi: - Nuk t’u duk e tepruar që i the Bashës s’je burrë?

Mesi: - Unë do e shaja më keq, por nuk më lejoi Jozi. Boll kaq, se të tjerat ia mbështjell unë, më tha.

Iriqi: - Po pse çfarë fjalësh do i thoje?

Mesi: - Tani nuk po më kujtohen. Por po hapa WhatsApp e gjej kollaj. Te mesazhet e Ramës i kam.

Iriqi: - Pra ti lexon ato që shkruan Rama?

Mesi: - Krejt Partia Socialiste kështu bën. Bile e kemi dhe me orë. Unë e shava Bashën në 14 e 32 minuta. Se në 14 e 36 do e sulmonte Taulanti dhe në orën 15 e 3 minuta do shkruante Rama në Twitter.

Iriqi: - Si duhet të sillet një njeri  sipas teje që të quhet burrë?

Mesi: - Si unë. Jam burrë i vërtetë. Ua mbylla gojën socialistëve të Shkodrës, nuk vonohem një minutë kur Rama më thotë, Senada leh fort, sms-të e Tualetit i quaj si urdhër ushtrie dhe...

Iriqi: - Dhe?

Mesi: - Burrë i vërtetë është Edi Rama.

Iriqi: - Pse?

Mesi: - Se ua mblodhi vrasësve dhe hajdutëve, i vuri nën atleten e tij. Të gjithë i bëri deputetë e kryetarë partish. E shpëtoi popullin prej tyre.

Iriqi: - Si?

Mesi: - Po ja, ua zuri kohën. I vuri të bëjnë ligje, të studiojnë e nuk u ngelet minutë për vrasje e grabitje. Shkurt thuajse i burgosi.

Iriqi: - Atëhere pse e votojnë 6%?

Mesi: - Shifrat s’kanë vlerë. Ne jemi si njeriu. Nuk duam t’ia dimë për vitet, jemi aq sa ndjehemi. Dhe kur e dhjesim, ndryshojmë emrin e partisë. Ishim Komuniste, pastaj e Punës, më pas Socialiste, tani Rilindase e nesër ndoshta partia Laliste.

Iriqi: - Laliste?

Mesi:- E Lalit dmth. Se Parti e Fikut sikur tallemi pastaj. Hahaha.

Iriqi: - Pse po qesh?

Mesi: - Më shkruan Braçe.

Iriqi: - Çfarë?

Mesi: - Sot në orën 19 e 23 shaje Bashën duke i thënë, shkurtabiq i SHQUP-it. Hahaha, Gjigandi Braçe. Me burra të tillë, Divjaka jo veç me det, por dhe me male do të bëhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco