Vetë e bëmë “Dosjen 184`, vetë e varrosim!

Vetë e bëmë “Dosjen 184`, vetë e varrosim!

11:31, 23/08/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Prokuroria e Përgjithshme, përmes një deklarate për mediat u përpëlit nëpërmjet një përçartje logjike dhe juridike “ tallave, që të argumente se përse kishte marrë vendim që të “varroste” dosjen 184, e cila përmban fakte dhe përgjime për implikimin direkt në tjetërsimin e votës në zgjedhjet lokale të Dibrës, të të gjithë kupolës së Rilindjes me në krye kryeministrin Edi Ramën.

Argumenti kryesor që na jepte kryeprokurorja e ashtuquajtur e përkohshme, Arta Marku, ishte se kjo dosje e nxehtë ka kaluar nga Krimet e Rënda në prokurorinë e rrethit Dibër pasi kapja në flagrancë e ministrit Damian Gjiknuri, kreut të Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia, atij të Ligjeve Ulsi Manja; ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (të gjithë në një tavolinë me kryeministrin Rama duke folur me shefat e policisë dhe administratës për vota), janë vetëm një bashkëpunim i thjeshtë” dhe nuk përbëjnë organizatë kriminale!

Pikërisht këtë skandal, pra varrosjen e një krimi të organizuar ku përfshihet e gjithë qeveria dhe kupola politike e Rilindjes në vjedhjen e zgjedhjeve, ka trajtuar në punë e tij të radhës, botuar në Mapo, mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco