Kryet nalt! Ademi i jep mesazh të fortë me video Ramës për 'Shkodrën dhe shkodranët'

Kryet nalt! Ademi i jep mesazh të fortë me video Ramës për 'Shkodrën dhe shkodranët'

09:43, 23/08/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka përcjellë një mesazh të fortë me video, kryeministrit Edi Rama dhe opinionit, brenda dhe jashtë  vendit sot, në Ditën Europiane për Kujtimin e viktimave të të gjitha regjimeve totalitare.

“Kryet nalt” titullohet videoja e publikuar prej saj, dokumentar kushtuar klerikut të shquar shkodran Hafiz Ali Kraja, kalvarit të gjatë të persekutimeve, që nga internimi prej fashistëve italianë, përndjekja ndaj tij dhe familjes prej komunistëve dhe vuajtjet për 18 vjet, në kampet e punës e burgun e Burrelit.

Ai qe një prej klerikëve më të mençur e mendjehapur të Shqipërisë, një patriot, dijetar dhe personalitet me kulturë të gjerë, që gëzonte respekt jo vetëm në qytetin e Shkodrës e në rrethin e muslimanëve, por në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë besimet. Por..."Kohët e errëta nuk zgjasin përgjithmonë, njerëzit e ndriçuar jetojnë përgjithmonë me kryet nalt!" - ky është mesazhi që ka përcjellë Ademi, jo më kot, prej këtij dokumentari.

Dhe në vijim, kryebashkiakja e Shkodrës lë këtë shënim: 

“Për 45 vite Shkodra dhe shkodranët vuajtën persekucionin dhe dhunën e pashembullt të një regjimi diktatorial- stalinist në zemër të Europës.

Shkodra dhe shkodranët nisën të parët në Europë rezistencën kundër kësaj bishe që nuk kursente askënd, nga foshnjat në barkun e nënës deri tek tek të moshuarit.

Shkodra dhe shkodranët, përmes sakrificave të jashtëzakonshme, ishin shembull për të gjithë shqiptarët në këtë përballje të pabarabartë me shtetin diktatorial.

Shkodra dhe shkodranët janë përsëri të parët sot për t’i prerë rrugën dëshirave perverse të individëve që tentojnë të rikthejnë në vendin tonë sistemet monisto- diktatoriale.

Sot është Dita Europiane për Kujtimin e Viktimave të të gjitha Regjimeve Totalitare.

Shkodra dhe shkodranët kujtojnë vuajtjet e sakrificat, të rënët dhe ata që mbijetuan. Shkodra dhe shkodranët janë krenarë për të djeshmen dhe të sotmen!” përfundon Voltana Ademi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/08/2019 13:41

Ku jane shqiptaret trima!!??? Ku jane heronjte tane????!!!!! Tani po dyshojme edhe per heronjte tane. Na i vrau armiku per vatanin apo shqiptaret u vrane me njeri-tjetrin???? Perfundimisht jemi nje popull frikacak. Frikacaku nuk ka dinjitet, eshte servil, tradhetar, korruptohet, blihet dhe shitet lehte, pranon ta shtypin, ta shkelin me kembe, ta pushtojne, ta grabisin, ta perdhunojne, ta denojne dhe ta burgosin pa te drejte. Nje popull frikacak nenshtrohet dhe gjunjezohet lehte ndaj kujtdo qe ka pushtet. Tani jam plotesisht i bindur ne mendimin tim pse Shqiperia historikisht qe nga lashtesia eshte pushtuar lehtesisht nga te huajt dhe territori i saj ka ardhur duke u tkurrur, ngushtesuar dhe zvogeluar ne cdo shekull dhe shekull pas shekulli dhe shkaterruar vit pas viti. Sepse shqiptaret kurre nuk kane qene patriote te vertete, kurre nuk e kane dashur Shqiperine si shtepine e tyre, por vetem kane pare interesat e tyre te perkoheshme, personale dhe familjare. Kjo eshte fatkeqesia kombetare qe na ka shoqeruar historikisht. Armiqte me te eger te Shqiperise jemi vete ne shqiptaret. Te huaj thjesht e kane shfrytezuar kete tradite poshteruese shqiptare. Mos u mburrni kot! Kjo eshte e verteta! Lexojini faktet historike! Shqiptaret gjithone kane qene te percare dhe ne konflikte te brendshme, politike, ushtarake dhe ekonomike. I vetmi qe arriti deri diku t'i bashkonte shqiptaret ishte Skenderbeu. Por edhe ai deshtoi. Shqiptaret u bashkuan rreth Skenderbeut per interesat e tyre personale dhe nga frika e pushtetit te Skenderbeut dhe nga frika e turqve. Ky deshtim doli ne pah qartesisht pas vdekjes se Skenderbuet, kur Shqiperia ra perseri me shume lehtesi ne duart e turqve. Patriotizmin e kemi thjesht fasade fallco, per te mashtruar vetem shqiptaret qe japin voten. Patriotizmin e kemi si fasade mashtruese propagandistike sa per te marre pushtetin. Si mund te jete patriot nje udheheqes qe vjedh, grabit dhe neneshtron e shtyp popullin e tij, i mohon atij lirine dhe pasuron vetem familjen e tij? Shqiptaret kane nje thenie mjaft te ulet, mjaft shkaterruese per veten e tyre: Edhe ti po te ishe ne pushtet njesoj do te beje!!!!!!! Ky eshte nje mentalitet veteshkaterrues, qe do te thote se nje popull i tille eshte pa dinjitet dhe pranon neneshtrimin, injorimin dhe skllaverimin me bindja. Prandaj ky popull historikisht i ka merituar qeverite qe ka pasur, ka dhe do te kete! Ja shikoni KOSOVEN! Deri dje ankoheshin se fajin ua kishin SERBET! Po tani? Serbet iken, kane mbetur vetem "patriotet" shqiptare!!!! "Patriotet" po hane njeri-tjetrin, po bashkepunojne edhe me armiqte serbe, per t'ia futur njeri-tjetrit. Pra cilet jane armiqte me te eger te vete shqiptareve???!!!! Serbet, greket, maqedonet, malazezet, cilet? Ata po tallin bythen me "patriotet" dhe "patriotizmin" e dhjere shqiptar!!!!!! "Udheheqesit patriote" shqiptare, kudo ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni, sapo mbushin xhepat dhe thaset e tyre me miliona dhe miliarda euro te grabitura TIFOZEVE te tyre, ose largohen jashte memedheut te ngopur dhe te lumtur ose fillojne perseri te bejne rolin e "Patriotit" kur jane ne opozite!!!!! Eshte i vetmi popull ne bote qe fatkeqesisht behet tifoz me cdo qeveri qe ka mbi koke! Simptoma e rrezikshme me e pasherueshme e nje populli eshte TIFOZLLEKU ndaj qeverise. Ajo qeveri qe arrin ta bej popullin e vet TIFOZ te saj eshte e fituar! TIFOZI e do, e adhuron dhe nuk e kritikon kurre skuadren e vet edhe kur gabon, edhe kur humbet! Shqiptaret jane TIFOZE te cmendur te cdo qeverie! Nje popull i tille te vetmen rruge ka: ZHDUKJEN!

Shto koment

Denonco