Basha nuk tërhiqet: ‘Taulant Balla është garantuesi politik i 3.4 milionë eurove të Toyota Yaris’

Basha nuk tërhiqet: ‘Taulant Balla është garantuesi politik i 3.4 milionë eurove të Toyota Yaris’

23:00, 22/08/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjigjur në ‘Çim Peka Live’ edhe për çështjen e Toyota Yaris si edhe paraqitjen para prokurorëve belg.

Basha nuk pranoi të jepte detaje lidhur mbi bisedën e zhvilluar me prokurorët belg, por vazhdoi ti qëndrojë bindjes së tij se Taulant Balla është njëri nga garantuesit politikë të 3.4 milion eurove që do të kalonin në Portin e Durrësit.

‘Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk ka gjë më të rrezikshme për burimet e informacioneve se bërja e emrave publikë

Dhe ju vazhdoni të mendoni se ato janë paratë e Taulant Ballës?

Nuk e kam thënë asnjëherë që ato ishin paratë e Taulant Ballës. Kam thënë që Taulant Balla, Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja kanë qenë pjesë e një instrumenti të garancisë politike për kalimin e parave qartësisht në aktivitetet kriminale

Vazhdoj ti qëndroj në mënyrë absolute sipas informacionit që kam

Një gjë ju them me siguri që realiteti i dhimbshëm i Sjqipërisë ku pushteti dhe krimi janë bërë një nuk është më sekret. Unë kam shkuar me dëshirën më të madhe edhe po të mos më thërrisnin do gjeja mënyrën dhe do shkoja.”- tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco