Basha në Syri TV: Shumë shpejt për vizitë në SHBA, lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë

Basha në Syri TV: Shumë shpejt për vizitë në SHBA, lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë

22:52, 22/08/2019
A+ Aa A-

Në mbyllje të intervistës së tij për Syri TV, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tanë.

“Por do të jem shumë shpejt në një vizitë në Uashington, ku kam dhe kemi një lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë, si në Kongres, në Senat, po kështu edhe në administratë, dhe ku Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tonë, dhe sa i takon Partisë Demokratike, na bashkon, edhe vendosmëria për të thelluar bashkëpunimin, në veçanti sa i përket luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të drogës, për të bërë të mundur fundin e pandëshkueshmërisë të të gjithëpushtetshmëve, duke filluar me pushtetarët e korruptuar, bosat e krimit të organizuar, dhe këdo tjetër që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët me ndihmën e pushtetit, dhe për t’i dhënë Shqipërisë atë rrugë që Shtetet e Bashkuara e mbështesin 100 %, rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Basha në emisionin “Çim Peka LIVE”.

INTERVISTA E PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari23/08/2019 11:15

Lehtesia me te cilen nuk thote te verteten,mania per tu dukur i pa gabushem dhe zoterues i situates,argumentat foshnjarak per te mbuluar gomarlleqet (si ai i monumentit per hesap te Erdoganit,apo urdhri per te mos folur per Soros),nuk jane thjeshte tipare te nje adoleshenti qe mund te besosh se do te piqet.Merrni fjalimin e zotit Basha te protestes dt 23/05/2014,e cila u mbajt pak dite pasi zoti Berisha kish numuruar ne parlament,nje per nje lukunine e kondrabandisteve te emeruar ne instancat shteterore prej EDISKOBARIT. Krahasojeni me pohimin e mbremshem te Bashes se gjithmone ka folur me emra dhe se fajin e ka propaganda e rilindjes qe nxin PD dhe vete ate! As nje emer ,asnje sasi tonelatash droge,asnje oligark qe vjedh tenderat,nje fjalim aq pa vend,aq i turpshem perballe protesruesish qe ndjekin PD si shpetimtare, sa e perdori edhe vete Ediskobari ne parlament ,pak dite me vone,duke ja permendur te gjithe me rradhe e duke ju drejtuar me fjalet:” ..pse nuk e permend filanin,po kete,po ate,po ate tjetrin…” Pikerisht per kete allasoj opozite te Olandezit ,dolen edhe artikujt me argumentat e lesh analisteve te tij se demek kjo sjellje eshte e ndryshme nga e Berishes,sepse ky eshte nje concept i ri per opozitarizmin,dhe se kjo na qenkej shkolla perendimore Olandeze,ndersa sot me lehtesi te pa imagjinueshme, gjithe kete diskurs e mohon ?! Perendimor do te ishte nqse do thoshte se vertet ka qene jasht loje,vertet ka gabuar ,te mos tentoje per asnje justifikim dhe te pranoje se sjellja e tij politike ka sjelle pasoja ne dem te Shqiperise dhe shqipetareve. I vetmi kontribut me vlere i zotit Basha eshte largimi nga postet te Astrit Patozit,Jozefina Topallit Majlinda Bregut,e me rradhe Imami, Bode,Ruli,…! Sidoqofte kaq nuk mjafton!

loran shehu23/08/2019 02:33

Shum te drejt ka Basha me tamam ska si e thot

Shto koment

Denonco