A ka negociuar Samir Mane të ulë Bashën me Ramën? Ja përgjigja e liderit të opozitës

A ka negociuar Samir Mane të ulë Bashën me Ramën? Ja përgjigja e liderit të opozitës

22:14, 22/08/2019
A+ Aa A-

Në intervistën live në Syri TV, i pyetur nga gazetari Çim Peka nëse, ka patur negociatata nga ndërkombëtarë apo biznesmenë brenda vendit për tu ulur në tryezë me kryeministrin Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha u përgjigj prerazi.

"Jo. Sepse e kam të qartë se kjo nuk do të ndodhë", u përgjigj Basha

A ka patur biznesmenë që janë përpjekur të negociojnë mes jush dhe zotit Rama?

"Ka patur, por nuk ka guxuar njeri", deklaroi Basha.

Gazetari Peka përmendi edhe emrin e biznesmenit Samir Mane, por Basha mohoi të ketë patur një takim me shefin e qeverisë me ndërmjetësimin e njeriut më të pasur në vend.

Në përfundim të përgjigjes së tij, Basha deklaroi se, ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili injoroi përpjekjet e Gjermanisë për negociata. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco