‘Detyra jonë ta kthejmë në revoltë politike’/ Basha në ‘Çim Peka Live’ paralajmëron një shtator të nxehtë

‘Detyra jonë ta kthejmë në revoltë politike’/ Basha në ‘Çim Peka Live’ paralajmëron një shtator të nxehtë

22:08, 22/08/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi në ‘Çim Peka Live’ se shtatori do të nisë aty ku u la, me protesta të fuqishme për të rrëzuar Edi Ramën dhe për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme

"Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Por s’i kishte shkuar mendja asnjë anëtari të NATO-s se rotacioni do të prodhonte një qeveri kaq të keqe që do të rikthente probleme të varrosura dhe do t’i shumëfishonte ato. Ky është problemi që kanë sot aleatët tanë, që papritur në një vend, i cili është anëtar i NATO-s, është kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, shfaqen tipare të një qeverisjeje që nuk kanë të bëjnë fare as me Evropën e as me NATO-n, që prodhon papunësi, që prodhon stanjacion, që shkatërron mundësitë e njerëzve të thjeshtë, për t’i dhënë gjithë pushtetin, gjithë pasuritë, gjithë mundësitë Edi Ramës dhe një grushti oborrtarësh të tij. Kjo ka ndodhur për një arsye shumë të thjeshtë, sepse është shkatërruar themeli i bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira, sepse gjithçka fillon tek zgjedhjet e lira. 

Me zgjedhje do mundet edhe Edi Rama, por çështja është tu garantohet shqiptarëve liria e zgjedhjes. Beteja për tu garantuar shqiptarëve votën e lirë është betejë edhe për nesër, nuk është betejë të ikë tani Edi Rama e të vij unë apo një tjetër. Nëse nuk e bëjmë këtë betejë, dhe në parlamentin e ardhshëm vijnë prapë elementë kriminalë apo të lidhur me botën e krimit, edhe qeveria e ardhshme do t’u shërbejë kriminelevë dhe jo shqiptarëve", deklaroi Basha.

Pyetje; Zoti Basha, çfarë do bëni në shtator?

Basha: Shtatori po vjen, do të vazhdojmë betejën tonë, me të gjitha format dhe mënyrat. 

Pyetje: Duke iu gëzuar 85 %?

Basha: Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është ajo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore, duke bashkuar të gjithë shqiptarët e ndershëm në një betejë që shkon përtej sinoreve politike të opozitës, por shkon drejtpërdrejt tek pragu i shtëpisë së çdo shqiptari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari22/08/2019 23:13

Cdo gje mund të ndodhe. Rama mund të bjere, opozita mund të vije ne pushtet, Basha mund të behet kryeminister... Por pas kesaj interviste nje gje eshte e sigurt: “ Basha nuk eshte kundra per të marre pushtetin, por fatkeqesisht nuk ka asnje merite” Se fundi nje verejtje per ju zoti Peka! Heren tjeter , duhet te gjeni pyetje te tilla qe zoti Basha të mos detyrohet te genjeje aq trashe!

Shto koment

Denonco