Djegia e mandateve/ Basha në 'Çim Peka LIVE': Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në fasadë

Djegia e mandateve/ Basha në 'Çim Peka LIVE': Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në fasadë

21:28, 22/08/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij në “Çim Peka LIVE” në Syri TV, lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se, në 6 vite qeverisje Edi Rama e ka plaçkitur vendin dhe ka rrënuar shpresën si askush më parë.

 “Ka rrënuar shpresën. Ka plaçkitur Shqipërinë si asnjëherë. Kërkojmë rregullla loje dhe mundësi të barabarta. Zgjedhje të lira e të ndershme, ky është synimi ynë”, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nga gazetari Çim Peka lidhur me djegjen e mandateve parlamentare dhe mundësinë për zëvendësimin e listave, Basha u shpreh se,

"Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në fasadë. Na distancoi nga një pushtet që e kishte kthyer parlamentin në togfjalëshin "vjedhje-ligj". Kjo u kthye në realitet falë Edi Ramës. Nuk kishim asnjë instrument për ti ndalur. Edhe Gjykata Kushtetuese u asgjesua. U mohua edhe fjala e opozitës", deklaroi Lulzim Basha.

INTERVISTA LIVE NË SYRI TV:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco