Basha në 'Çim Peka LIVE': Edi Rama kërkonte viktima mes qytetarëve

Basha në 'Çim Peka LIVE': Edi Rama kërkonte viktima mes qytetarëve

21:17, 22/08/2019
A+ Aa A-

 I ftuar në Syri TV, në emisionin Çim Peka LIVE, kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se, votimet e 30 qershorit nuk mund të konsiderohen zgjedhje.

“Në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje as në kuptimin politik, as në kuptimin kushtetues dhe as për qytetarët që e bojkotuan 85%”, deklaroi Basha.

Sipas tij, mazhoranca ka patur një skenar për ditën e votimeve: të shkaktonte viktima mes qytetarëve.

"Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij.

Pra, më të vërtetë siç thanë partnerët tanë 10 qershori ndryshoi çdo skenar. Tashmë ishte opozita jo thjesht në mbrojtje të një kauze të drejtë morale, zgjedhje pa krimin, zgjedhje të lira, përfshi zgjedhje parlamentare por ishte opozita në anën e Kushtetutës dhe të ligjit dhe qeveriabandë, bandaqeveri në anën e shkeljes së Kushtetutës dhe shkeljes së ligjit. Ndryshoi në disa aspekte, patëm një vetëdijësim të komunitetit ndërkombëtar që në Shqipëri ka nevojë për zgjidhjen e krizës politike ku për të përdorur fjalët e përfaqësuesve të Bundestagut, CDU/CSU-së asgjë nuk do të përjashtohet nga kjo zgjidhje; përfshi kushtet tona, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Dhe se me dekretin e Presidentit zgjedhjet lokale si një skenar monist dhe i paligjshëm kishin marrë fund edhe nga ana Kushtetuese. E rëndësishme është që edhe më 9 qershor, para dekretit të Presidentit pati një vetëdijësim në më pak se tre muaj e gjysëm të nisjes së protestave opozitare, që në Shqipëri ka një krizë politike që duhet zgjidhur, të cilët iu përgjigj pozitivisht opozita e bashkuar, dhe siç ju thash ju përgjigj negativisht një njeri i cili në atë momente ndodhej nën terrorin personal dhe politike të zbulimit të skemës së “184” dhe “339”-ës nga Bild-i. Çfarë vendosi?! 

Vendosi të ecë me kokëfortësi drejt një skenari antikushtetues, ta angazhojë krimin dhe ajo që shumë qytetarë e kanë parë dhe shumë të tjerë akoma nuk e dinë, dislokoi për ditën e zgjedhjeve një skenar kriminal me qëllim për të shkaktuar viktima.

Në këtë skenar kriminal u bënë bashkë grupe kriminale, oficerë policie, punonjës të administratës shtetërore, në veçanti të OSHES dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore, më një qëllim të vetëm: që të kthenin çdo lloj proteste të qytetarëve pranë qendrave të votimit, në një skenar përleshje me një bilanc viktimash të cilat do ti shërbenin Edi Ramës për të hequr tërësisht vëmendjen nga fakti që sot Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet në bashkëpunim me krimin nga fakti që ka ndodhur një përplasje civile si rezultat i së cilës në mënyrë të padiskutueshme ishte në prag. Pra, në këtë situatë politike dy mundësi kishte opozita; të vazhdonte deri në fund edhe në prani të një paligjshmërie të tillë që iu mohoi edhe të drejtën e vëzhgimit edhe kur kishte fituar një betejë edhe në planin kushtetues, edhe në planin ndërkombëtar të shkonte drejt një skenari të sigurt gjakderdhje, të cilën e shmangëm me vetëdije të plotë, dhe që rezultoi të ishte ashtu siç prisnim, ashtu siç iu kërkuam qytetarëve shqiptarë. Sepse vendimit të duhur i thirrjes tonë për ta braktisur këtë farsë ju përgjigjen masivisht qytetarët shqiptarë", deklaroi kreu i PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco