Transferimi i dosjes '184'/ Çollaku: Akt i pastër mafioz dhe sfidë ndaj amerikanëve

Transferimi i dosjes '184'/ Çollaku: Akt i pastër mafioz dhe sfidë ndaj amerikanëve

16:09, 22/08/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, anëtari i Kryesisë së PD Kreshnik Çollaku hodhi akuza të forta ndaj qeverisë duke u shprehur se, sot Shqipëria qeveriset nga mafia.

“Sekti që drejton qeverinë dhe PS ka një marrëdhënie simbiotike me kontingjente kriminale në vend. Jo vetëm individë. Në qeveri, në parlament, në bashki, në drejtori gjejmë persona nga bota e krimit të organizuar. Shqipëria sot drejtohet nga mafia. Mafia është bashkëjetesë mes krimit të organizuar dhe pushtetit. Në Shqipëri po qeveris një strukturë mafioze”, u shpreh Çollaku.

Sa i përket transferimit të dosjes 184 në Dibër, Çollaku e quajti një akt i pastër mafioz.

“Është absolutisht e njëjta gjë me atë që ka ndodhur me mafian në Itali. Prokuroria është një levë e kryeministrit. E kanë dërguar në një prokurori që drejtohet nga një prej familjarëve të një prej të akuzuarve. Akt mafioz për të shmangur hetimin me dosjen 184.

Kujtoj intervistën e Palmer, i cili duke iu referuar dosjeve 184 dhe 339 “Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze”, citoi Çollaku zyrtarin e lartë amerikan. /Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco