Basha paralajmëron: Arta Marku dhe Donika Prela janë dy Katicat e Ramës, ja çfarë i pret…

Basha paralajmëron: Arta Marku dhe Donika Prela janë dy Katicat e Ramës, ja çfarë i pret…

14:31, 22/08/2019
A+ Aa A-

Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratës së jashtëzakonshme u pyet edhe për çështjen e mbylljes së dosjes 184. Basha deklaroi se mbyllja e dosjes së Dibrës tregon, se qeveria po vepron si grupi i strukturuar kriminal i cili duhet të hetohet urgjentisht

"Guximi që kanë marrë për të përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë Europa tregon se dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa ka vendosur të shtyjë këto masha të pushtetit të tij si Arta Marku dhe Donika Prela drejt vetëflijimit. Me veprimin që kanë ndërmarrë sot të dy janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë shpërdoruar detyrën duke mbuluar një vepër të rëndë kriminale. Prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre", ka deklaruar Basha.

Gjithashtu kreu i opozitës nuk ka nguruar që ti paralajmërojë dy prokuroret, se do të kenë shumë shpejt fatin e kryeprokurores speciale në Maqedoninë e Veriut. “Arta Marku dhe Donika Prela janë dy Katicat e Edi Ramës”, tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz22/08/2019 19:16

Dy katnaret surrat nallone te katnarit Ulsi me gjith kryelegenin Edver Taqi Dylberin e kan vendin ne kokerr te burgut.

Ani22/08/2019 15:16

U erdhi radha me duket ketyre kapiçkave tona (A.Marku,D.Prela).

Liri Demokraci22/08/2019 14:58

Nje pa nje thote nje shorehje popullore. Vetem fundin e Katices paçin , por duhet levizje per te ndodhur kjo . Se per ndryshe do durojme Boki 13 ten te na qeverise edhe shume kohe , bashke me Dylberat Rilindas.

Shto koment

Denonco