VIDEO/ Basha: Pas Pjetrit e Kajmakut, dhe sa të tjerë?!  Kërkohen zgjedhje nën një qeveri tranzitore

VIDEO/ Basha: Pas Pjetrit e Kajmakut, dhe sa të tjerë?! Kërkohen zgjedhje nën një qeveri tranzitore

13:57, 22/08/2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot se vendi ka nevojë për  shkëputjen e plotë të politikës nga krimi, me të cilin e ka përfshirë Edi Rama dhe kjo mund të arrihet vetëm me një proces të rregullt zgjedhor të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore.

Basha dha një deklaratë për mediat sot nga selia e PD. Pyetja e parë që iu drejtua ishte lidhur me dosjen 184 që u refuzua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.  Basha theksoi se ky ishte veprim i dy “katicave” të Prokurorisë të cilat natyrisht duhet të ndiqen për “shpërdorim detyre”.

 Basha theksoi se janë përpjekur ta mbyllin dosjen 184 para se të krijohet SPAK-u, qëllimisht. Po ashtu Rama dhe personat e tjerë përgjegjës në PS po mbyllin dosjen e Agim Kajmakut, person me precedentë penalë me drejtësinë greke. Rama është në dijeni të këtij fakti dhe ka vazhduar ta kandidojnë këtë person në shkelje të ligjt të dekriminalizimit.

Pyetja është: sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedencë penalë?

Kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri ka një burim: kriminalizimin e plotë të politikës nga Edi Rama me trafikantë dhe lordë droge dhe kriminelë të tjerë. Ndaj kërkohet një proces i rregullt zgjedhor i mbikqyruar nga një qeveri transitore.  Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco