Akuzat e PD, reagon Kajmaku: Kam udhëtuar në BE

Akuzat e PD, reagon Kajmaku: Kam udhëtuar në BE

12:46, 22/08/2019
A+ Aa A-

Kandidati i Ramës në Vorë, Agim Kajmaku ka reaguar pas akuzave të PD-së se dyshohet se është i dënuar dhe dëbuar nga Greqia.

Kajmaku është shprehur se me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian.

‘Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia.

Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE-së, për llogari të biznesit tim familjar’, ka deklaruar Kajmaku. /ABCNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco