Ngushtohet rrethi për Ramën: Pas Holandës dhe Francës, edhe Greqia...

Ngushtohet rrethi për Ramën: Pas Holandës dhe Francës, edhe Greqia...

09:45, 22/08/2019
A+ Aa A-

Organizata politike  që përfaqëson më së shumti interesat e minoritetit grek në vendin tonë, “Omonia”, ka njoftuar së fundmi se ka marrë një letër mbështetëse dhe shumë “të ngrohtë”, nga kryeministri i Greqisë. Kyriakos Mitsotakis i cili mori pushtetin pas zgjedhjeve të fundit në vendin tonë fqinj, ndërkohë që 18 tetori kur do të jepet verdikti për Shqipërinë po afron, ka konfirmuar sërish se Athina do të vendosë kushte për hapjen e negociatave mes BE-së dhe vendit tonë. Këtë gjë e ka bërë të ditur në një letër mbështetëse drejtuar organizatës politike të minoritetit në vendin tonë, OMONIA.

 Mitsotakis shkruan hapur se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan tekstualisht kryeministri i Greqisë.

Pak kohë më parë media e BE-së “Euroactiv” paralajmëronte të njëjtën gjë duke shkruar se qeveria e re greke mund të përdorë kërcënimin e vetos, për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të fokusohet tek të drejtat e minoritetit grek, një çështje mjaft e ndjeshme për të dyja vendet.

 “Fokusi i Greqisë do të vazhdojë të jetë në krizën aktuale politike në Shqipëri dhe në forcimin e luftës kundër sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, një çështje mjaft shqetësuese për Demokracinë e Re…Ka shumë të ngjarë Mitsotakis të kërkojë ndryshime duke zbatuar taktikën e zakonshme të ‘shkopit dhe karrotës; në këtë rast, shkopi do të lidhej me të drejtat e minoritetit greke dhe karota do të ishin shanset e hyrjes së Shqipërisë në BE”, shkruante  “Euroactiv”.

Greqia si anëtare e BE-së, asnjëherë nuk ka vendosur veto kundër Shqipërisë në procesin e saj drejt anëtarësimit në BE, por duket se qeveria e re në Athinë po ashpërson qëndrimin ndaj qeverisë Rama. Së fundmi ajo ka kërkuar edhe një ri hetim dhe zbardhje të plotë të minoritarit të vrarë nga policia, Kocifas në Bularat, pak kohë më parë. Gjithashtu vende të fuqishme në BE si Holanda dhe Franca janë deklaruar mjaft skeptikë për një vendim pozitiv në favor të Shqipërisë, në takimin e 18 tetorit ku do të vendoset gjithashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila ka më shumë shanse që të hapë negociatat që këtë vjeshtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco