Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tjetër paralajmërim i fortë nga Athina/ Zbardhni menjëherë vrasjen e Kostandinos Kacifas

Tjetër paralajmërim i fortë nga Athina/ Zbardhni menjëherë vrasjen e Kostandinos Kacifas

23:20, 21/08/2019
A+ Aa A-

Athina lëshon sinjale të forta ndaj qeverisë në Tiranë, teksa kjo e fundit pret vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave në tetor.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendias, ka bërë një paralajmërim të fortë teksa rikthen sërish vëmendjen te vrasja e ekstremistit Kostandinos Kacifas, në nëntor të vitit të kaluar nga policia shqiptare në Gjirokastër.

Duke e lidhur ngjarjen me perspektivën evropiane të vendit tonë, kryediplomati grek thekson se kjo është një çështje e rëndësishme, dhe se pala shqiptare duhet të përfundojë hetimet dhe të publikojë sa më shpejt të jetë e mundur raportin që do hedhë dritë mbi të vërtetën.

“Ministria e Jashtme greke ka treguar dhe vazhdon të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes së rëndësishme të K. Katsifas. Ai rregullisht informon dhe sensibilizon partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje, si dhe për çdo zhvillim që ndikon negativisht në grekët tanë në Shqipëri.

Pozicioni ynë i vendosur, i cili është ngulitur fort, është se mbrojtja efektive e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek (EEU) ka të bëjë jo vetëm me marrëdhëniet bilaterale greko-shqiptare, por edhe, në veçanti, perspektivën evropiane të Tiranës.

Athina i ka bërë të qartë palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesa të mëtejshme, raporti i hollësishëm që do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe kjo do të çojë në dhënien e drejtësisë, por dhe sigurisë për minoritetin kombëtar grek”, thuhet në deklaratën e ministrit të jashtëm grek.

Sipas tij, autoritetet shqiptare duhet të hetojnë në mënyrë të plotë dhe transparente faktet që çuan në vdekjen e Kacifa, duke vënë në dukje se zhvillimet në këtë fushë monitorohen nga afër edhe nga Brukseli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/08/2019 08:28

Edhe ref.ne drejtesi e monitoron BE,por ajo po shkon per lesh,per hesap te pushtetit

opionisti22/08/2019 08:02

cfaremuti gregu pse nuk zbardh vrasje shqiptare ne greqi apo ne kufi ne burgje

Fatos Shehaj22/08/2019 01:21

Perpara se te flasesh per dike qe gjuajti me arme ne nje zone me femije fol njehere per 80% te shqiptareve qe vuajne denime pa prova ne Greqi o plehre greke

Shto koment

Denonco