Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Qeveria i bllokon buxhetin Shkodrës! Kapexhiu ‘zbulon’ fajtorin

Qeveria i bllokon buxhetin Shkodrës! Kapexhiu ‘zbulon’ fajtorin

21:18, 21/08/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas njoftimit se Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokoi financat e Bashkisë Shkodër për shkak të përfundimit të mandatit të kryetares së kësaj bashkie, Voltana Ademit, është po kjo ministri që përmes një deklarate për mediat, bën të ditur se “strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi”.

Në  njoftimin e saj Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk bën të ditur nëse në ditët në vazhdim, do të likuidojë apo jo faturat e kësaj bashkie të firmosura nga Voltana Ademi, të cilës, sipas kësaj ministrie i ka përfunduar mandati një ditë më parë.

Vetë Ademi, e cila ndoqi sot punimet në një nga projektet e bashkisë, tha se asnjë nënpunës civil nuk mund të marrë përsipër të bllokojë procedurat që lidhen me vijimësinë e shërbimeve dhe investimeve në këtë bashki dhe se, për këtë, ajo do të ndjekë rrugën ligjore.

Një ditë më parë, përmes postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njoftuan Bashkinë e Shkodrës për bllokimin e financave pasi, sipas ligjit, kryetares së bashkisë i mbaroi mandati me datën 20 gusht, në orën 16:30 minuta dhe se për ditët në vazhdim do të ishte Këshilli Bashkiak ai që do të zgjidhë problemin.

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu, në rubrikën e tij Ngërç në Mapo, e ka gjetur se ku qëndron problemi me bllokimin e fondeve për Shkodrën.

Ja karikatura e tij më e fundit:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz21/08/2019 23:36

Buxhet per bashkine e Shkodres nuk ka thote kryerrugaçi Edver Taqi Hajduti! A thua se buxheti eshte i ridhjerjes dhe qelbesirave antare te kesaj bande. Buxheti eshte nga taksat e shqipetareve qe ti Edver Taqi Haleja i grabit çdo dite dhe diten per diell dhe ja shperndan zorzopeve dhe zagareve qe lepijne dit e nat bythen tende te qelbur o mutacak dhe nuk eshte buxhet qe ta ka lene me testament Taqi firmetari i varjes se poetit, dhe as buxheti Xibrakes i vellaçko Olsit!

Shto koment

Denonco