Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Transferimi i '184'-ës në Dibër/ Çollaku kujton fjalët e Palmer: Rama, sfidë amerikanëve

Transferimi i '184'-ës në Dibër/ Çollaku kujton fjalët e Palmer: Rama, sfidë amerikanëve

20:16, 21/08/2019
A+ Aa A-

Dosja voluminoze e manipulimit të dyshuar të votave në Dibër ka bërë pingpong mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Dibrës pasi të dyja shpallën moskompetencën-ndërkohë që fati i mëtejshëm i saj u vendos nga ndërhyrja e kryeprokurores Arta Marku.

Në mesin e korrikut, Prokuroria e Krimeve të Rënda përcolli pa zhurmë drejt Dibrës njërën prej dosjeve të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave, e njohur gjerësisht si dosja 184. Sipas drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, shkak është bërë shpallja e moskompetencës nga prokurori i çështjes, Klodian Braho.

Lidhur me këtë lëvizje, reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku, teksa kujton fjalën e zyrtarit amerikan Matthew Palmer lidhur me këtë çështje, shprehet se, “me trasferimin e dosjes 184 nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës të cilën e drejton një nga familjarët e të akuzuarve...qeveria Rama në perpjekje për të shkatërruar e dështuar përfundimisht hetimin, i ka dhënë një përgjigje "sfiduese" amerikanëve.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

A e dini c ben qeni kur i vjen mortja.?

Ju kujtohet? Ne qershor te ketij viti,perfaqesuesi i Departamentit te Shtetit Palmer duke folur per Dosjen 184 (Dibra) theksoi: “keto jane akuza serioze dhe duhet te kete hetime serioze. Ne (amerikanet) do ta ndjekim me vemendje kete hetim”.

Me trasferimin e dosjes 184 nga Krimet e Renda te Prokuroria e Dibres te cilen e drejton nje nga familjaret e te akuzuarve...qeveria Rama ne perpjekje per te shkaterruar e deshtuar perfundimisht hetimin,i ka dhene nje pergjigje "sfiduese" amerikaneve.

Mbani mend! Historia qe do te vijoje eshte e gjitha per tu ndjekur, por sic thone, qenit kur i vjen mortja shkon e kryen te ligat ne dere te xhamise.

“Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze”, do të shprehej Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco