'Hajduti Psiqik, rrezik për çdo familje'/ Basha: Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve

'Hajduti Psiqik, rrezik për çdo familje'/ Basha: Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve

18:10, 21/08/2019
A+ Aa A-

Edi Rama përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, për të shpëtuar vendin nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji.

Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtet rrumpalle21/08/2019 18:59

Nese me mbeshtetjen e Luve, do te behej ndonje veting ne politike, me te njejtat standarte te dyshimta si ai ne drejtesi, eDRAMA duhet te perjashtohej nga funksionet publike jo per 15 vite, por per 15 breza.

Shqiptari21/08/2019 18:47

Z. Basha! Asnje politikan, asnje qeveritar ne bote nuk e do vetingun! Asnje politikan dhe asnje qeveritar ne bote nuk e do shtetin ligjor! Historikisht ligjin e kane vendosur sundimtaret, mbreterit, diktatoret, jo per vete por si nje vullnet i tyre i shkruajtur ne leter per te nenshtruar popullin e justifikuar ligjerisht. Por me permbysjen e regjimeve diktatoriale, sunduese dhe me vendosjen e demokracise, lirise dhe barazise midis njerezve, ligji vepron ne menyre te barabarte, te drejte dhe te pavarur mbi te gjithe shtetasit. Prandaj bota demokratike ka vendosur dhe ka pranuar sistemin e pavarur te drejtesise. Ai shtet qe nuk ka nje sistem drejtesie te pavarur nga pushteti eshte nje shtet diktatorial qe e perdor drejtesine padrejtesisht per te shtypur popullin e vet. Ky shtet fatkeqesisht ne mes te Evropes, ne vitin 2019, po ndertohet dhe po merr forme ne Shqiperi dhe duke perkrahur dhe perfshire ne politike dhe ne qeveri edhe elementet kriminal, ky shtet po kthehet ne nje shtet mafioz diktatorial! Nese nuk i thuhet NDAL sa me pare ketij diktatori, atehere ta gezojme DIKTATUREN E RE!

Shto koment

Denonco