Zekthi në Syri TV: Arta Marku si anëtare qeverie, nuk mund të hetojë Ramën

Zekthi në Syri TV: Arta Marku si anëtare qeverie, nuk mund të hetojë Ramën

16:15, 21/08/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, politologu dhe analisti Fitim Zekthi ka hedhur akuza të forta ndaj prokurores së përgjithshme Arta Marku dhe organit të akuzës në përgjithësi.

Sipas tij, bazuar edhe në atë çfarë po ndodh me dosjet e famshme "339" dhe "184", prokuroria është shndërruar në një dikaster të qeverisë ndaj dhe nuk mund të presim të hetojë aferat e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Që kur është zgjedhur Arta Marku, me aq vota sa një anëtar qeverie. Ajo është zgjedhur për të luajtur rolin e anëtares së qeverisë. Prokurorët e përgjithshëm mund të kenë qenë të gjithë të varur, por zgjedhja e saj është suigeneris. Kjo prokurori nuk mund ti hetojë. Një prokuori që zgjedh Rama nuk mund të hetojnë Ramën.

Shqipëria është një nga vendet që ka “mishel” mes qeverisë dhe krimit të organizuar, nuk mund të presim kurrë që prokuroria të hetojë qeverinë. Prokuroria është një dikaster qeveritar, që i shërben Ramës”, u shpreh Zekthi.

Sa i përket reformës në drejtësi, Zekthi u shpreh se, kryeministri Rama ka nevojë për një prokurori që nuk e prek Ramën, por që sulmon këdo që Rama e sheh si kundërshtar.

"Mund të dënohet kushdo nga Reforma në Drejtësi, por Ramën jo. Ai del i pastër nga kjo, i papërlyer", deklaroi Fizim Zekthi./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco