Projekti i Ramës pas shembjes së lokalit të Mihalit: Hotele, resort e kazino dhe…

Projekti i Ramës pas shembjes së lokalit të Mihalit: Hotele, resort e kazino dhe…

15:51, 21/08/2019
A+ Aa A-

Një projekt hotelesh e resortesh me 5 yje duket se fshihet pas aksionit qeveritar për rrëzimin e lokalit “Panorma” në Porto-Romano, i ndërtuar pa leje nga Mihal Kokëdhima, i cili u burgos pak ditë më parë, pasi u përfshi në një incident të rëndë me disa turistë spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Mëngjesin e së Mërkurës, një aksion i koordinuar ndërmjet Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit dhe zyrës së propagandës qeveritare uzurpoi hapësirat mediatike.

Nën goditjen mjeteve të rënda, IKMT e drejtuar nga Dallëndyshe Bici rrëzoi goditën 3-katëshe, për të cilën kishin konstatuar edhe më parë se ishte pa leje, por kishin zgjedhur të mos vepronin.

Përse kjo “goditje”?
Mihal Kokëdhima u vuri veten fundjavën e kaluar në pozitat e aktorëve të filmit “Fast and Furios”, kur qëndroi për mbi 3 kilometra mbi kofanon e automjetit, në të cilin po udhëtonin disa turistë spanjollë.

Shkak për skenat e shëmtuara ishte një debat i nisur ndërmjet Kokëdhimës dhe turistëve, në ambjentet e lokalit “Panorma”. Për këtë ngjarje, gjykata caktoi “arrest në burg” për pronarin e biznesit, ndërkohë që qeveria u kërkoi ndjesë zyrtare turistëve për incidentin.

Pas këtyre ngjarjeve të vrullshme, makineritë e rënda mbërritën në godinën e Hotelit dhe e rrëzuan atë, pasi ai rezulton pa leje, ndërkohë që Mihal Kokëdhima kishte aplikuar për leje legalizimi.

Çfarë fshihet pas?
Ky aksion, i shoqëruar me nota të theksuara populizmi, u përdor nga qeveria për të dhënë “një tjetër shembull domethënës në luftën kundër informalitetit dhe mbrojtjes së territorit”.

Por, a është vërtetë e tillë? Disa dokumenta të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se incidenti i Kokëdhimës me turistët ka qenë një “justifikim” për të nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve turistike në zonën e Porto Romanos.

Kushdo që ka ndaluar të paktën njëherë në lokalin “Panorma”, ka shijuar jo vetëm bukuritë natyrore, por ka parë edhe tunelet e nëndetëseve, një pamje e ndaluar gjatë periudhës së komunizimit.

Zona e Porto-Palermos, ku gjendej deri mëngjesin e së mërkurës edhe hotel “Panorma” është një territor, ku ndërthuren më së miri turizmi bregdetar e malor me atë historik.

Kështu duket se e ka parë edhe Qeveria, e cila në 30 Gusht 2017 ka miratuar planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë së Himarës, ku përfshihet edhe Porto-Palermo.

Në dokumentin e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rregullit të Territorit dhe nga Damian Gjiknuri, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës dhe nënkryetar i KRRT, zona e Porto-Palermos është parashikuar për ndërtimin e hoteleve, resorteve dhe villetave prej druri, në funksion të turizmit.

Sipas këtij dokumenti, tipi i zhvillimit të Porto Romanos është menduar si një resort me shtëpiza druri dhe grupe banesash, të planifikuar si një enklavë e vetme (pak a shumë fshat turistik, shën.red).

Si koncept turizmi, qeveria shqiptare ka parashikuar për këtë zonë ndërtimin e hoteleve me 5 yje, restorant të madh me pamje nga gjiri, shtëpiza druri me pishina private, vila dykatëshe, kazino dhe turizëm detar.

Ky plan për Porto Palermo ka parashikuar se ai do të vihet në zbatim në tre faza;
– faza e parë përfshin krijimin e Parkut Tematik-ndërtimit kryesor të shesh-pushimit;
– faza e dytë përfshin ndërtimin e disa njësive rezidenciale
– faza e tretë përfshin përmbylljen e ndërtimeve rezidenciale dhe turistike.

Qeveria ka parashikuar gjithashtu se investitori i mundshëm për zbatimin e këtij projekti duhet të koordinohet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkinë e Himarës për menaxhimin e parkut bregdetar, masat për mbrojtjen e resurseve natyrore dhe historike, vendpushimin, si edhe aksesimin e vizitave turistike në bazën e nëndetëseve/Boldnews.al/

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Redi23/08/2019 21:56

Bravo SHQIPETARI!Jam plotesisht dakort me analizen tende te shkelqyer mbi karakterin e shqiptareve.Edhe i madhi Faik Konica kot nuk e ka nxjere konkluzionin per shqipetaret:-"ARMIKU I SHQIPTAREVE ESHTE VET SHQIPTARI"!

Shqiptari23/08/2019 15:12

Nuk ka faj Rama! Nuk ka faj Enveri! Nuk ka faj Lali Eri! Ku jane shqiptaret trima!!??? Ku jane heronjte tane????!!!!! Tani po dyshojme edhe per heronjte tane. Na i vrau armiku per vatanin apo shqiptaret u vrane me njeri-tjetrin???? Perfundimisht jemi nje popull frikacak. Frikacaku nuk ka dinjitet, eshte servil, tradhetar, korruptohet, blihet dhe shitet lehte, pranon ta shtypin, ta shkelin me kembe, ta pushtojne, ta grabisin, ta perdhunojne, ta denojne dhe ta burgosin pa te drejte. Nje popull frikacak nenshtrohet dhe gjunjezohet lehte ndaj kujtdo qe ka pushtet. Tani jam plotesisht i bindur ne mendimin tim pse Shqiperia historikisht qe nga lashtesia eshte pushtuar lehtesisht nga te huajt dhe territori i saj ka ardhur duke u tkurrur, ngushtesuar dhe zvogeluar ne cdo shekull dhe shekull pas shekulli dhe shkaterruar vit pas viti. Sepse shqiptaret kurre nuk kane qene patriote te vertete, kurre nuk e kane dashur Shqiperine si shtepine e tyre, por vetem kane pare interesat e tyre te perkoheshme, personale dhe familjare. Kjo eshte fatkeqesia kombetare qe na ka shoqeruar historikisht. Armiqte me te eger te Shqiperise jemi vete ne shqiptaret. Te huaj thjesht e kane shfrytezuar kete tradite poshteruese shqiptare. Mos u mburrni kot! Kjo eshte e verteta! Lexojini faktet historike! Shqiptaret gjithone kane qene te percare dhe ne konflikte te brendshme, politike, ushtarake dhe ekonomike. I vetmi qe arriti deri diku t'i bashkonte shqiptaret ishte Skenderbeu. Por edhe ai deshtoi. Shqiptaret u bashkuan rreth Skenderbeut per interesat e tyre personale dhe nga frika e pushtetit te Skenderbeut dhe nga frika e turqve. Ky deshtim doli ne pah qartesisht pas vdekjes se Skenderbuet, kur Shqiperia ra perseri me shume lehtesi ne duart e turqve. Patriotizmin e kemi thjesht fasade fallco, per te mashtruar vetem shqiptaret qe japin voten. Patriotizmin e kemi si fasade mashtruese propagandistike sa per te marre pushtetin. Si mund te jete patriot nje udheheqes qe vjedh, grabit dhe neneshtron e shtyp popullin e tij, i mohon atij lirine dhe pasuron vetem familjen e tij? Shqiptaret kane nje thenie mjaft te ulet, mjaft shkaterruese per veten e tyre: Edhe ti po te ishe ne pushtet njesoj do te beje!!!!!!! Ky eshte nje mentalitet veteshkaterrues, qe do te thote se nje popull i tille eshte pa dinjitet dhe pranon neneshtrimin, injorimin dhe skllaverimin me bindja. Prandaj ky popull historikisht i ka merituar qeverite qe ka pasur, ka dhe do te kete! Ja shikoni KOSOVEN! Deri dje ankoheshin se fajin ua kishin SERBET! Po tani? Serbet iken, kane mbetur vetem "patriotet" shqiptare!!!! "Patriotet" po hane njeri-tjetrin, po bashkepunojne edhe me armiqte serbe, per t'ia futur njeri-tjetrit. Pra cilet jane armiqte me te eger te vete shqiptareve???!!!! Serbet, greket, maqedonet, malazezet, cilet? Ata po tallin bythen me "patriotet" dhe "patriotizmin" e dhjere shqiptar!!!!!! "Udheheqesit patriote" shqiptare, kudo ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni, sapo mbushin xhepat dhe thaset e tyre me miliona dhe miliarda euro te grabitura TIFOZEVE te tyre, ose largohen jashte memedheut te ngopur dhe te lumtur ose fillojne perseri te bejne rolin e "Patriotit" kur jane ne opozite!!!!! Eshte i vetmi popull ne bote qe fatkeqesisht behet tifoz me cdo qeveri qe ka mbi koke! Simptoma e rrezikshme me e pasherueshme e nje populli eshte TIFOZLLEKU ndaj qeverise. Ajo qeveri qe arrin ta bej popullin e vet TIFOZ te saj eshte e fituar! TIFOZI e do, e adhuron dhe nuk e kritikon kurre skuadren e vet edhe kur gabon, edhe kur humbet! Shqiptaret jane TIFOZE te cmendur te cdo qeverie! Nje popull i tille te vetmen rruge ka: ZHDUKJEN!

Daj Jaku21/08/2019 16:10

Kur erdhi i madhi Silvio Bartolotti, në fillimet e Berishës, me një projekt fantastik zhvilimi në respekt të plotë të ambjentit, të zonës gjeografike, të pronarëve të vërtetë...nuk i dhanë leje sepse kërkuan % e partisë. I madhi Silvio Bartoloti u largua (i përzënë) me bindjen që pushtat e pushtetit nuk e duan Shqipërinë. Mbaje o Sali, ja dhurove kokëdhjerëve dhe kokëramave, mafjes më të ndyrë, më të fëlliqur, më kriminalja që ka egzistuar. Gjigandi Silvio Bartoloti që nxorri nga deti anijen e mbytur Kosta Konkordia. Ne shqiptarët i humbëm këta njerëz, i humbëm këto shanse. Dërdëllit në FB (Fry By****) o Sali. Kjo të ka ngelur.

Shto koment

Denonco