Kush është trafikanti i drogës i maskuar si biznesmen, që ha darka me Ramën dhe familjarët e tij

Kush është trafikanti i drogës i maskuar si biznesmen, që ha darka me Ramën dhe familjarët e tij

13:48, 21/08/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë mesditën e të mërkurës një denoncim të fortë me fakte dhe emra, për lidhjet direkte të kryeministrit Rama me eksponentë të krimit të organizuar, i cili nën qeverisjen e tij më së shumti është maskuar me petkun e biznesmenit.

Në denoncimin që e ndërlidh me blerjen e votave në Velipojë nga klani i Tom Doshit dhe Bajrajve, Basha, veçon edhe “biznesmenin” Pëllumb Gjoka, në restorantin e të cilit në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton edhe miq të huaj.

“Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj”, ka qenë denoncimi i fortë i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Kujtojmë se në muajin shtator të vitit 2017, “biznesmenit” Pëllumb Gjoka i është bërë një atentat me 5 plumba nga ish-oficeri i burgjeve, Kleant Musabelliu, por ai ka shpëtuar vetëm me një plagë në këmbë. Policia në atë kohë deklaroi se arsyet e këtij atentati kishin të bënin, me një sherr mes fëmijëve të protagonistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco