Basha zbulon emrin e trafikantit që mbledh votat për Ramën në Velipojë

Basha zbulon emrin e trafikantit që mbledh votat për Ramën në Velipojë

13:03, 21/08/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës ka zbuluar emrin e personit që mbledh votat për Edi Ramën në Velipojë.

Në një reagim në faqen e tij në Facebook, kreu i PD-së shkruan se personi që mbledh votat në Velipojë është Pëllumb Gjoka.

‘Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave.

Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj’, shkruan kreu i PD-së.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Dje mbarë opinioni publik u njoh me debatin mes kupolës së PS në Shkodër nga ku del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.

Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.

Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    malo21/08/2019 14:20

    Zoti Basha ! Hajdut psiqik perdoret per nje njeri edhe hajdut edhe i cmendur.Meqenese eshte i cmendur ate nuk e kap ligji as kur vjedh ,as kur vret ,as kur shkaterron shtepite.Pra Basha e ben fakt te kryer qe narkokryeministri rama nuk do denohet, per ato qe ka bere dhe ben, se eshte i cmendur.Pra basha me fjalen hajdut psoqik po i ben nder rames. Zoti basha mire eshte ( mendoj une ,mund ta kem edhe gabim ) mos ta perdoresh me ate shprehjen " hajdut psiqik ,se kur te vini ne pushtet nuk keni cfare ti beni nje te cmenduri( se ka kartele ).Mos i jepni shans atij ta perdore ate shprehje ne gjyq per te mbrojtur veten ).Me mire perdorni shprehjen " hajdut i ndyre "se eshte tamam i ndyre dhe nuk ka shpirt njeriu.

    Shto koment

    Denonco