Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama vendos 'autoritetin e shtetit' me Mihalin, faturën pritet ta paguajnë shqiptarët

Rama vendos 'autoritetin e shtetit' me Mihalin, faturën pritet ta paguajnë shqiptarët

10:38, 21/08/2019
A+ Aa A-

Propaganda e Edi Ramës si një i vetëquajtur, luftëtar i madh për rivendosjen e  “shtetit ligjor”, në rastin më të fundit që tashmë e dinë të gjithë (por ai vetë bën sikur nuk ka ndodhur), u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 110 milion euro, të cilat shkojnë 140 me ca”bishtra” nga prapa. Të gjitha ato deklarime se po luftonte “pastrimin e parave” duke mbyllur me urdhër personal një televizion kritik ndaj tij siç ishte “Agon Channel” me pronar Francesko Beketin, tashmë janë certifikuar nga Gjykata e Strasburgut, si “sulme politike” dhe që shkelin të drejtat themelore të njeriut përpara drejtësisë.

Pak kohë më parë me një ndërtim në sheshin “Italia” në qendër të Tiranës, veproi po njësoj. Edhe pse vetëm 3 muaj përpara prishjes e kishte pajisur godinën me lejë legalizimi vetë qeveria e tij, ja bëri gati pronarëve dosjen për ta fituar në mënyrë të sigurt në Gjykatën e Strasburgut me një shifër marramendëse, të cilën gjithsesi do ta paguajnë sërish shqiptarët.

Faturat që priten nga Strasburgu po kapin shifrën e frikshme 1 miliard eurot dhe të gjitha këto para që do paguhen ndër vite nga shqiptarët kanë të bëjnë vetëm me aferat, pa  përgjegjshmërinë dhe veprimet propagandistike të një qeverie e të një kryeministri, i cili po e zhyt ardhmërinë e financave të shtetit shqiptarë në një gropë thithëse të zezë, nga e cila nuk dihet për sa dekada do të dalim.

Edhe për rastin më të fundit, prishjen me fadroma që në pikë të mëngjesit të lokalit “Panorama” në Porto Palermo, duket se kemi një histori të ngjashme, ngre dyshimet nëpërmjet një statusi në FB gazetari Poli Hoxha. Aksioni i dhunshëm me fadroma që u transmetua për disa orë nga të gjitha mediat dhe që njëkohësisht këto ditë ishte shoqëruar me një histeri propagandistike nga Rilindja, nuk është shoqëruar me një transparencë ligjore.

Sipas gazetarit Hoxha, meqenëse Koëdhima ishte në proces legalizimi dhe dispononte një plazh në përdorim me leje të bashkisë, vetëm një vendim gjykata do të ishte rruga normale dhe ligjore për prishjen e këtij objekti. Përndryshe ky rast që edhe është politizuar shumë nga vetë Rilindja, ka shumë gjasa që të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut si dhjetëra të tjerë, me një faturë të kripur, të cilët sigurisht nuk do ta paguajë Edi Rama, por shqiptarët e thjeshtë me taksat e tyre.

“Seç nuhas sërish një lojë (Në rastin më të mirë, papërgjegjshmërie) të Ramës me këtë “rivendosjen e autoritetit të shtetit”, te biznesi i Kapedam Mihalit. Godina e lokalit është në proces legalizimi, pra Aluizni e ka pranuar aplikimin dhe e ka marrë në dorëzim për shqyrtim dokumetacionin. Plazhi gjithashtu është dhënë në përdorim, me leje të Bashkisë. Ndërhyrja e dhunshme që ka bërë Rama sot për të treguar se “po rivendos shtet ligjor”, kërkonte në mënyrë taksative një vendim gjykate. Nuk ju bëri përshtypje, që as një familjar i të burgosurit Kokëdhima dhe madje as avokati i tij që e cilësoi “sulm politik” të gjithë këtë që po ndodh nuk u shfaqen para fadromave të kundërshtonin, të paktën formalisht?!

Kam një ide që edhe kjo histeri në rrjet dhe media, shoqëruar nga një propagandë e shfrenuar me në krye ministrin me lule në duar, do të përfundojë në Gjykatën e Strasbugut me një faturë të kripur, me të paktën 6 zero në euro, të cilën normalisht do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Por mos çani kokë: Mjafton që të besoni se Rama është i palëkundur për  “të rivendosë autoritetin e shtetit”, pa ç`bënë 140 milion euro të Beketit, e ç`bënë 140 e ca milion euro me një  plus “të vogël” për kapedan Mihalin!”, shkruan gazetari Poli Hoxha për këtë rast.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri_elb21/08/2019 11:18

Mihali tha pra e kam mik edi ramen!!!pas 5 muajsh merr leket dhe ik e bli hotel ne santorini !!!

eri_elb21/08/2019 11:17

Gjeti 1 kale te ngordhur Qeveria dhe hajde ti biem,,,,po me hamshoret e tjere ne vijen bregdetare ca do beni???mango,bougainville,ksamil, hamshori jales,arabi llamanit,dhe arabi gjak paster i palases etj,,,por mos u cudisni se pas 5 muajsh e demshperblejme po ne mihalin dhe mihalet e tjere per shembje te padrejte te hotelit iken dhe 300.000 euro minus nga xhepat tane !!!!!!Edi rama eshte gjeni ka mbaruar ajo pune !!!

Shqiptari21/08/2019 10:56

E keni shume gabim! Asnje cent nuk do te paguajne taksapaguesit e varfer shqiptare per tekat, budallalliqet, injorancen, palacolleqet, paaftesite, apo si i thone popullorce "per karlliqet" e Rames, ministrave, drejtoreve dhe drejtorevicave te bandes se Rilindjes. Te gjitha faturat do te paguhen nga shkaktaret e demeve financiare dhe jo nga populli. Pse, sapo ndodh ndonje "sukses" menjehere cahen televizionet, gazetat, portalet prane qeverise, FB dhe Twiterat ne te 4 anet e Shqiperise, nje peme mbjell lali Plehu dhe 1 jave cdo 2 ore e kemi surratin e tij ne te gjitha TV. Cdo "sukses" i faturohet KM dhe KB!!! Po deshtimet, humbjet, maskaralliqet?! Po karlliqet e tyre pse duhet t'i faturohen popullit??!!!! Jo, ore jo! KURRE! Ata do te paguajne gjithe jeten cdo cent demi ekonomik! Kete duhet ta thoje dhe duhet ta premtoje OPOZITA dhe Basha me ze te LARTE! Ndryshe nuk ka drejtesi! Demin ekonomik e paguan shkaktari injorant dhe i paafte dhe jo populli!

Loran shehu21/08/2019 10:56

Tamam si ne kohe e Enverit

Shto koment

Denonco