Meta dekoron ambasadoren e Greqisë, 'Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut': Sëbashku për prosperitetin

Meta dekoron ambasadoren e Greqisë, 'Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut': Sëbashku për prosperitetin

10:23, 21/08/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ambasadoren greke në Shqipëri me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'. Vetë Meta është shprehur për këtë vlerësim që i ka bërë ambasadores Sourani në një mesazh sot në Fb:

"Kisha kënaqësinë e veçantë të vlerësoja, Ambasadoren e Republikës Helenike në Tiranë, zonjën Eleni Sourani, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, - shkruan Presidenti. - Aktiviteti diplomatik, përkushtimi dhe angazhimi i saj serioz kontribuan dallueshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe në pasurimin e raporteve mes popujve tanë, veçanërisht në dobi të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri.

Ambasadore Sourani mbetet një mbështetëse e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian, forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit të vendit tonë.

Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx21/08/2019 15:21

Vetem shqiperia dekoron ambasador te huaj dhe asnje shtet tjeter balkanik apo evropian nuk e ben kete gje! Kjo tregon se politikanet dhe shtetaret ne shqiperi jane te kapur nga interesa te dyshimta!

Shto koment

Denonco