Shembja e restorantit, Manjani: Kokëdhima që goditet nga KokëRama! Si Enveri

Shembja e restorantit, Manjani: Kokëdhima që goditet nga KokëRama! Si Enveri

08:42, 21/08/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani e ka konsideruar veprim të pastër të një shteti komunist, shembjen e një restoranti pa leje në Porto Palermo, pas skandalit të pronarit të tij Mihal Kokëdhima me turistët e huaj. Pamjet e shembjet u transmetuan dirent në të gjitha mediat. Manjani e ka akuzuar  kryeministrin Rama se po vepron njesoj si Enver Hoxha.

Në shënimin e tij në Fb, Manjani shkruan:

Ai lokal ishte nga më të kuotuarit në Booking, të paktën deri ditën e "përplasjes spanjolle"... Ishte gjithashtu fully booked. Verifikojeni vetë për kuriozitet.

Por, paska qenë pa leje. Çudi e madhe! Di njeri ndonjë ndërtim me leje në atë zonë?! Flas për leje të ligjshme, se me letra bakalli janë të gjitha...

Pastaj, po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje?!

Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama... Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm...

Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes.

Ndërkohë, spanjolli do vijojë të tregojë se "ishte në një vend fisesh, ku i madhi i tyre jua bënte rrup cup. Janë dhe kandidatë për në BE..."

Imazh fantastik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 21 gusht 201921/08/2019 12:24

Z. Manjani ,do ta ketë pasur inatin me kushëririn e Mialit z. Koço Kokëdhima që ja prishi lokalin sot atij....

Gramoz21/08/2019 11:23

Horrlliqet e kryehorrit Edver Taqi Llumit, si gjithmone do ti pagojne shqiptaret! Ketij Edver Taqi Çernobilit dhe ridhjerjes se tij, ju vjen hakut vetem pushka, fjaleve ju ka ardhur fundi, po e lame akoma kete bandit te qeverise, jo me shume se pas 1viti, nuk do kete me Shqiperi dhe shqipetare!

XIN FU21/08/2019 10:37

kur ti prishesh atij lokalin duhet te fusesh krejt shtetin ne burg qe e ka lejuar deri sot.....dhe i pari qe esht pergjegjes esht kryeministri. prokuroria duhej te niste hetimet per shkakun qe e solli pronarin e lokalit te rrezikoi jeten e tij duke kerkuar qe klientet te mos largoheshin pa shlyer detyrimet.rreagimet nga stafi qe shoqeronte turistet ishte kriminal.....drejtimi i i automjetit dhe goditjet me shkelma per ta vrare kokedhimen nuk mund te kalohen ne heshtje.ky esht nje shtet abuziv me qytetaret e tij me te mire qe e ushqejne me gjak e djerse familjet e tyre.kokedhima esht nje hero qe mbron nderin e cdo shqiptari ne token dhe pronen e tij.

Askushi21/08/2019 08:57

Jemi ne nje shtet gangesteresh mafjoz

Shto koment

Denonco