Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Hakmarrja e qeverisë bllokon funksionimin e bashkisë Shkodër/ Ademi: Situatë e paprecedentë

Hakmarrja e qeverisë bllokon funksionimin e bashkisë Shkodër/ Ademi: Situatë e paprecedentë

18:59, 20/08/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër publike Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke i shprehur shqetësimin se sot Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër, kanë penguar funksionimin e bashkisë që ajo drejton.

Në letrën e saj, drejtuar edhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tonë, Voltana Ademi sqaron se janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

“Sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes Degës së Thesarit në Shkodër ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

Për një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate të paprecedentë për qeverisjen vendore në Shqipëri, i kemi dërguar shkresën bashkengjitur, shkresë e cila nesër do të mberrijë edhe përmes shërbimit postar”, thuhet në letrën e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Letra e plotë:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Renci20/08/2019 20:55

    Rama nje hakmarres dhe provokator i pashoq. Nuk eshte ligjore te bllokohen fondet e bashkise aq me mire se tani qe eshte kushtetuar dhe keshilli i ri bashkiak. Cdare do KM a e kupton shkollpaku se keshtu de fakto ka bllokuar aktivitetin e keshillit te tij monist si autorizues fundor per kryerjen e shpenzimebe ne vazhdim ne bashki? Vetem kur nuk funksionon keshilli jemi ne rastin kur bllokohet kryerja e shpenzimeve, perjashtuar shpenzimet emergjente paga ndihma ekonomike etj. Provokimet dhe aktet antiligjore do vazhdojne si nje rruge mbijetese per KM dhe kliken e tij . Shkodra si djep i demokracise jam i bindir qe do ja tregojne vendin keti KM monster. Me fitore shkoder locja.

    Shto koment

    Denonco