'I prenë veshin klientit'/ Pronari i club-it në Sarandë replikon me Berishën: Mesazhdërguesi, rival që kërkon të na dëmtojë

'I prenë veshin klientit'/ Pronari i club-it në Sarandë replikon me Berishën: Mesazhdërguesi, rival që kërkon të na dëmtojë

17:13, 20/08/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi përmes Facebook-ut të tij se, sipas një qytetari, dje në orët e para të mëngjesit, pronarët e një club-i në Sarandë kanë prerë veshin një klienti në prezencë të policisë.

Por para pak minutash ka ardhur edhe reagimi i pronarit të clubit në fjalë.

Pronari i bar Orange në Sarandë, Spiro Iljadhi, një komunikim me Dosja.al, mohon akuzën, por duket se do t’i shkojë deri në fund reagimit të tij.

Ai i kujton Berishës se punon me ndershmëri dhe se mesazhdërguesi është një rival që kërkon t’a dëmtojë.

Replika e Spiro Iljadhit:

Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju. Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!

Rasti vjen pak ditë pas skandalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjoll në lokalin e tij. Pamjet e Kokëdhimës teksa çante xhamin e furgonit, kanë bërë tashmë xhiron e të gjithë mediave globale, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e turistëve të huaj.

Replika e Iljadhit është publikuar edhe nga vetë ish kryeministri Sali Berisha:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco