Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

‘Kryeministri italian dorëhiqet pas debateve me një ministër, po Në Tiranë që gjysma e qeverisë akuzohet për trafik droge?’

‘Kryeministri italian dorëhiqet pas debateve me një ministër, po Në Tiranë që gjysma e qeverisë akuzohet për trafik droge?’

16:50, 20/08/2019
A+ Aa A-

Nuk zgjati shumë dhe Italia pritet të shkojë sërish drejt kutive të votimit.

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi dorëqjen e tij teksa sulmoi ministrin e Brendshëm dhe zv/Kryeministrin, Matteo Salvini, duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e krizës politike në vend.

Gjatë debatit në Parlament, Conte tha se, Salvini ka në plan të parë interesat e partisë së tij.

Pas fjalës së tij, Conte do të shprehej se do ti paraqiste presidentit dorëheqjen e tij, përcjell Syri.net.

Lidhur me ngjarjet e fundit në shtetin përtej Adriatikut ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PD dhe ish zv/ministri i jashtëm Kreshnik Çollakut.

Teksa bën një paralelel me Shqipërinë, Çollaku ndër të tjera shkruan se, “në Tiranë gjysma e qeverisë akuzohet e përfshirë në trafik droge...por në Tiranë askush nuk dorëhiqet”.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Kryeministri italian Giuseppe Conte eshte dorehequr. 

Nga Shqiperia e kam shume te veshtire te shpjegoj aresyet (ne fakt kam shkruar e fshire tre here statusin per doreheqjen e Contes). 
Kryeministri Conte u dorehoq per shkak te debateve me nje minister te tij. 
Si ta shpjegoj une kete me nje status nga Tirana !?
(...ketu kjo duket naivitet. )

Ne Tirane gjysma e qeverise akuzohet e perfshire ne trafik droge...por ne Tirane askush nuk dorehiqet.

E si mund te dorehiqet nje kryeminister per nje debat brenda qeverise??? Ne fakt kjo eshte Europa qe duam...por qe duket aq larg dhe e pamundur. .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artur Bashani20/08/2019 21:02

burgu per kriminelet eshte pak rendesi ka ku "punon" vetem per te mashtruar popullin Konfiskim asetesh dhe pasurish si dhe shperndarja per asistence per njerezit ne nev9je dhe projekte publike me fokus ne gjeleberim dhe zhvillim

Andi20/08/2019 18:42

Lale ik fol per Bab Erdoganin ti leje Italin

Shto koment

Denonco