Protesta kundër memorialit turk/ Studiuesi Ruço: Ky është pushtim kulturor, boll më!

Protesta kundër memorialit turk/ Studiuesi Ruço: Ky është pushtim kulturor, boll më!

16:36, 20/08/2019
A+ Aa A-

Shoqëria civile protestoi sot pranë Liqenit Artificial kundër memorialit të viktimave të 15 Korrikut në Turqi.

Lidhur me këtë ngjarje, i ftuar në Syri TV, studiuesi Frederik Ruço është shprehur se, protesta e sotme ishte patriotike, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit nuk kishte dhënë leje për këtë manifestim qytetar.

“E morëm vesh më 15 të këtij muaji. U irrituam sigurisht dhe sot vendosëm që sot të shkonim te memoriali, te Liqeni. U shoqërua edhe me këngë patriotike. Ishin të gjithë të irrituar, madje donin edhe të prishej. Kjo nuk mund të ndodhte pasi ne jemi me kulturë. Kishte më shumë policë se qytetarë. Shkuam të kërkonim leje dhe nuk na dhanë”, deklaroi Ruço.

Sipas tij, ky është në pushtet kulturor.

“Nuk kemi asgjë me popullin turk. Na pëlqen kultura, muzika etj, por gjithçka ka një cak. Të mos e acarojnë më shumë këtë popull", u shpreh Ruço. /Syri.net

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari20/08/2019 17:50

Dakord, memoriali i ngritur per te perjetesuar te renet ne grushtshetin e 15 korrikut ne Turqi nuk ka asnje lidhje me ne. Por une mendoj se kemi rene ne gracken qe ka ngritur Edvin Taqi Sumqiri. Kjo behet qe ne te na terheqe vemendjen nga problemet e medha qe ka ky vend. Une mendoj te mos konsumojme me kohe per gjera qe neser opozita ne pushtet keto probleme i ka si buka me djath.Te vazhdojme te merremi me thelbin e problemeve qe vendi ka sot. Te gjithe ne kembe te mbeshtesim opoziten per te shporur njeriun me te urryer qe Shqiperia ka njohur ndonjehere dhe shtator- tetori te mos e zere me ne detyre. Pas kesaj gjerat ecin normalisht.

Gramoz20/08/2019 17:07

Llokumi turk i pelqen Erdomutit tone Edver Taqi Sumçpumit!

Shto koment

Denonco