Skandal i ri 'pushimesh': I presin veshin, turistit në Sarandë!

Skandal i ri 'pushimesh': I presin veshin, turistit në Sarandë!

14:32, 20/08/2019
A+ Aa A-

Një skandal i ri me pushuesit shënohet në Sarandë. Një qytetari i është prerë veshi nga pronarët e një lokali në sy të 5 policëve, që për të mos dëshmuar kundër tij, kanë deklaruar se ishin shumë të zënë për t’i shpëtuar jetën viktimës pa vesh dhe, nuk e kishin parë autorin.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik denoncimin e një qytetari me këtë akuzë kundër Policisë: “I presin veshin turistit në Sarandë! Narkopolicia mbulon krimin! Lexoni mesazhin tronditës të qytetarit dixhital”, nënvizon ai.

Përshëndetje Doktor.

Duke u gdhirë e hëna, në bar Orange në Sarandë, pronaret e lokalit të cilët ju vetë i keni denoncuar në disa raste, i kanë prerë veshin një klienti para lokalit, në prezencë të Policisë.

Qytetari ka shkuar pa vesh në spital dhe veshin ia kanë çuar më vonë!

Në prezencë kanë qënë jo pak, por 5 policë, të cilët nuk kanë identifikuar asnjë person që ka kryer krim me justifikimin se pas ngjarjes janë marrë me të lënduarin (personin të cilit ju pre veshi) për ta shoqëruar në spital dhe nuk kanë mundur të kapin autorët!

Ky rast pason dhunën që u ushtrua nga pronari i një lokali në Porto Palermo ndaj një familjeje spanjolle vetëm pak ditë më parë dhe ku qeveria shqiptare u detyrua t'u kërkojë ndjesë për "mikpritjen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/08/2019 00:11

Do ketë pas vesh elefanti ky i shkretë, meqë janë dashtë plot pesë policë për ta dërguar veshin në spital.

Gramoz20/08/2019 17:29

Mir tju bohet kur zgjedhin te bejne pushimet ne kete mutsihane qe qeveriset nga qelbesirat e Edver Taqi Bajges!

Shto koment

Denonco