Vasili - Ramës: A mos është kazan, edhe OBSH-ja?!

Vasili - Ramës: A mos është kazan, edhe OBSH-ja?!

13:19, 20/08/2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar qeverisë së Edi Ramës që të mos i japë laboratorët e spitaleve me koncesion.

Edi Rama nuk pyeti as për Organizatën Botërore të Shëndetësisë e jo më për institucionet financiare dhe i dha laboratorët me koncesion.

As vendet më të prapambetura dhe diktatoriale të globit, për problemet e shëndetësisë nuk kanë guxuar kurrë ta sfidojnë e ta kundërshtojnë OBSH për shkak të autoritetit absolut profesional që ajo dhe orientimit mbarëbotëror të politikave shëndetësore që OBSH bën.

I vetmi në glob që e refuzon OBSH- në është një i paditur dhe shkollëpakët si Edi Rama.

Pyetjet që shtrohen për Edi Ramën.

1. A mos është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kazan?

2. Apo mos është qeveria e tij grabitqare e paskrupullt e parave të shqiptarëve, ndaj nuk pyet as për OBSH?

Përgjigja është shumë e qartë për të gjithë shqiptarët: arsyeja e vetme është e dyta, pra qeveria e Edi Ramës si grabitqare e parave të popullit.

P.S Megjithatë, edhe për këtë turp të padëgjuar, Edi Rama i ka marrë masat, se nuk ka firmosur vetë, po ia ka lënë Zv.kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco