Basha me video: Miliarda euro janë vjedhur dhe shpërdoruar nga Edi Rama, koha ta largojmë!

Basha me video: Miliarda euro janë vjedhur dhe shpërdoruar nga Edi Rama, koha ta largojmë!

09:21, 20/08/2019

Nga Lulzim Basha.

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/08/2019 13:20

Gjithe kjo vjedhje stratosferike nga te gjitha strukturat e qeverise te cdo niveli!!! Katastrofe e madhe financiare! Vjedhje, grabitje, shperdorime, tjetersime abuzive, PPP, koncensione abuzive, eleminim i tenderave publike me qellim vjedhjeje, e plot hajduteriara rilindase. Dakord z. Basha! Te gjithe e dime. Si do te behet neser? A do te gjenden keto para, a do t'iu kthehen parate dhe pasuria e grabitur dhe e plackitur buxhetit te shtetit? Apo do te mjaftohemi vetem me RAMA IK! RAMA HAJDUT I SEMURE PSIQIK!!!!???? A do te kthehen miliardat e vjedhura???!!!! A do te burgosen hajdutet??? Na thuaj konkretisht, a ka mundesi konkrete, praktike dhe ligjore qe hajdutet do te mbyllen prapa hekurave, pasuria e vjedhur do t'i kthehet serish shtetit, popullit? A ka mundesi qe te gjitha PPP dhe te gjitha koncensionet abuzive do te anullohen? Se mos na thua neser qe nuk na lejon ligji, nuk na lejon Strasurgu dhe del bllof dhe e hame si Rama me Bechettin???

Liro20/08/2019 13:14

Hallall o Shqiptar ! Shume mire e ke . Nuk kam se cfare komenti te bej pas atij tendit. Diktatura dhe diktatoret nuk rrrzohen me llastiqe me dru plepi , por me topin e Mato Grudes .

Shqiptari20/08/2019 09:43

Z. Basha! Kemi 2 vjet qe po degjojme te njejten kenge, te njejten histori, te njejtin roman horror per Edi Ramen dhe banden e tij, te njejte thirrje "Rama ik! Rama shporru! Rama duhet te ike sa me pare!" Si do te ike? Asnje diktator nuk iken vete nga pushteti! Si do te ike? Duke i thirrur poshte dritares: Rama ik!??? Diktatoret rrezohen vetem me revolucion! Si u rrezua Sadami? Si u rrezua Gadhafi? Na therret ne proteste, vijme. Ne duam te perleshemi me diktaturen, ti na thua: jo me dhune, se na merziten nderkombetaret. Rama qesh e tallet! Ne themi t'i veme flaken qeverise, nuk ka rruge tjeter! Ti thua, jo, ne jemi demokrate! Rama ferkon duart dhe na perqesh nga Himara. Ne themi ti veme flaken qendrave te votimit dhe KQZ, ti thua jo, te tregojme qytetari! Rama shpall fitoret ne 61 bashki! Rama po na çon drejt turqizimit! Cila eshte rruga per te rrezuar regjimin e Rames, z. Basha?? Presim te na e rrezojne SHBA? Presim te na vije Merkel me ushtrine gjermane? Presim te na vendosin vizat dhe te na perjashtojne nga te gjitha organizmat nderkombetare?

Shto koment

Denonco