Merkel mesazh të fortë për integrimin, por Shqipëria ...

Merkel mesazh të fortë për integrimin, por Shqipëria ...

23:35, 19/08/2019
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të hënën se Europa do jetë vërtet e bashkuar kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Sipas Politico, komentet e Merkel përfaqësojnë një qëndrim të fortë për angazhimin e Berlinit për zgjerimin e BE, një ide që mbetet jopopullore për disa qeveri të BE dhe shumë votues të Europës Perëndimore.

Presidenti francez, Emmanuen Macron ka mbetur një qëndrim veçanërisht skeptik për zgjerimin në vitet e fundit.

Merkel po fliste në një aktivitet të organizuar në Hungari me rastin e 30-vjetorit të atij që njihet si ‘pikniku paneuropian’- një ngjarje e vlerësuar si moment kyç në rënien e Perdes së Hekurt dhe bashkimin e Europës perëndimore me atë lindore.

Por kancelarja tha se uniteti europian nuk është i plotë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE.

 ‘Nëse i sheh gjërat nga pikëpamja gjeostrategjike, gjithashtu nëse shikoni hartën, atëherë do e kuptoni se do ketë një Europë të bashkuar vërtetë, me shtetet e Ballkanit Perëndimor,’ tha Merkel.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e BE, janë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova.

‘Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë të angazhuara në bisedime për anëtarësimin për vite me radhë. Kurse ministrat e BE vendosën në qershor që të vonojnë vendimin nëse do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të paktën deri në tetor, kryesisht për shkak të rezistencës nga Franca dhe Holanda’, shkruan Politico.

Por teksa Shqipëria ka më pak shanse se Maqedonia e Veriut, gazeta gjermane Der Standard sjell një reportazh nga vendi fqinj. Aty tregohet se si Bashkimi Europian po derdh shuma të mëdha për projekte të fuqishme infrastrukturore.

Shqipëria nuk arriti të thithë asnjë fond në samitin e fundit të përbashkët mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Por me fondet e BE, në Maqedoninë e Veriut është duke u realizuar projekti gjigant i kanalizimeve në Shkup. Përveç kësaj, me fondet e BE po bëhet autostrada drejt Sofies, një projekt madhor. Me fondet e BE po ndërtohen edhe terminalet doganore në vend.

‘Kjo tregon se BE e sheh Maqedoninë e Veriut si vend të shpresës,’ shkruan DerStandard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco