Valdrini jep gjurmët e gishtave, 10 ditë me vonesë

Valdrini jep gjurmët e gishtave, 10 ditë me vonesë

23:22, 19/08/2019
A+ Aa A-

Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme.

Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e Dekriminalizimit, e cila kërkon verifikimin dhe hetimin e të zgjedhurit vendor në 30 Qershor në Shkodër.

Pjetri kishte afat 5 ditë që nga marrja e dijenisë, për kërkesën e prokurorisë, ndërsa vetëm sot ai është paraqitur pranë laboratorit të kriminalistikës për të kryer procedurat konkrete në lidhje me të shkuarën e tij në Itali.

Drejtoria e Dekriminalizimit u vu në lëvizjë në fillim të muajit gusht pas një kërkesë-padie që Partia Demokratike depozitoi pranë organit qendror të akuzës.

Bashkë me padinë, juristët e PD-së dorëzuan edhe vendime të Prokurorisë Italiane që sipas tyre vërtetojnë dënimin me 18 muaj burg për trafik narkotikësh nga ana e Valdrin Pjetrit vite më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco