Mesazhi i fortë i klerikut: Sa neveri e ka Shkodra komunizmin dhe pjellën e tij

Mesazhi i fortë i klerikut: Sa neveri e ka Shkodra komunizmin dhe pjellën e tij

21:17, 19/08/2019

Famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, ka zgjedhur pikërisht datën 19 gusht 2019, që kërkon me konstituimin e paligjshëm të Këshillit Bashkiak në Shkodër nga monistët e tij, për të postuar disa rreshta në faqen e tij në Facebook, për komunizmin.

Kleriku i njohur, e sheh Shkodrën si 'nuse, si nënë, si zonjë e rëndë'.

Ai jep edhe një përcaktim të fortë, politik kur shkruan: 'Sa neveri e ka komunizmin e pjellën e tij'.

Më poshtë, postimi i plotë i Dom Vlash Palaj:

'Shkodra krenare, me sharm e me shumë kapriçio që din shumë, sepse i ka provue tana e tanë i ka kalu…!

Shkodra nuse që pranon vetëm atë që lirshëm dhe pa interes e don! Shkodra, nana xheloze për bijtë e Saj që aq fort i don, i mbron e kurrë s’i harron.

Sa të marrë ata që mendojnë se mund ta 'duen' e urdhnojnë me zori këtë Zojë të randë!

Oh!

Sa neveri e ka komunizmin e pjellën e tij! Lum Shqipnia që e ka, e mjerë po nuk i degjoi këshillat e Saj!'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco