VIDEO-FOTO/ Ja kush është bosi spanjoll që u sulmua nga Mihali në Porto Palermo

VIDEO-FOTO/ Ja kush është bosi spanjoll që u sulmua nga Mihali në Porto Palermo

19:14, 19/08/2019
A+ Aa A-

Zbulohet identiteti i personi që u sulmua nga Mihal Kokëdhima në restorantin e tij ‘Panorma’ në Porto Palermo.

Bëhet fjalë për një nga njerëzit e pasur të Spanjës, që kishte ardhur bashkë me familjen në jug të Shqipërisë për të shijuar bukuritë e vendit tonë.

Por këtu në vend të bukurive, bosi spanjoll Eugenio Galdon u sulmua nga pronari i lokalit.

Familja spanjolle Galdon u sulmua nga pronari i restorantit 'Panorma' në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë.

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet).

Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suarez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Ai është një nga njerëzit më të pasur të Spanjës.

Gazeta spanjolle ‘Elconfidencial’, shkruan sot se pronari i kompanisë ‘ONO’ nuk ka për ti harruar lehtë pushimet në Shqipëri, ku u sulmua nga Mihal Kokëdhima.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shkodrani21/08/2019 15:29

ky ne xhungel ka ardhe , e ka meritu trajtimin nga lepersi i qeversie kodhima dhe hipokrizine mga klosi i kloseve te zi , lene plazhet Spanjolle e vjen ne jug te Shqiperise , ku pornaret jane pothuaj te gjithe zaptusa pronash te pronarve legjitim me dhune , te gjithe pothuaj me fije te dukshme dhe te padukshme me ish sugurimin famkeq dhe partine komuniste , te etur deri ne cmenduri per fitim te larte dhe shpejte , cmimet jane shume te larta , ato jane grabitsat moderrn , .

Daj Jaku20/08/2019 07:09

Ai bosi spanjoll duhet të kthehet i lumtur në Spanjë sepse mori gratis një tufë lule nga ai kokërr ministri, shenjë e mikpritjes shqiptare. Kjo legjendë ishte përpara ardhjes në fuqi të komunizmit, por për 75 vjet me rradhë u bastardhua plotêsishr dhe përfundoi me instalimin në pushtet tê mafjes më të ndyrë, plehrave të Kombit.

Trx19/08/2019 20:09

Ku i ka rilindja imspektoriatet qe gjasme bejne aksione per parregullesi dhe informalitet. Gjithe veres na çane t..pin duke bere gjasme me propagande e buje ne media se na paskan hapur lufte frontale pas 6 vitesh pushtet! Apo rra ky mort e u pame? Jo vetem parregullesi, abuzim e dhune ne sektorin e turizmit, por kudo pasiguri dhe viktima, si ne rruge e ne pune! Perdite aksidente ne rruge e kantiere dhe askush se çane b..then, se fajin e ka saliu.

Shto koment

Denonco