Ja si KESH favorizon firmat e Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut në ruajtjen e HEC-eve

Ja si KESH favorizon firmat e Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut në ruajtjen e HEC-eve

18:53, 19/08/2019
A+ Aa A-

Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në Partinë Demokratike, ka publikuar një tjetër aferë korruptive ku të përshirë janë firmat e ruajtjes së sigurisë në pronësi të Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut, të cilave KESH u ka dhënë në ruajtje HEC-in Fierzë, HEC-in Koman dhe HEC-in e Vaut të Dejës.

‘Në mars të vitit 2016, KESH sh.a zhvilloi procedurën për ruajtje në tre lote ( 1. HEC Fierzë, 2. HEC Vau i Dejës dhe Hec Koman dhe 3. KESH sh.a dhe SL Durrës) për tre vjet.

Lotin e parë, “Ruajta e objektit në HEC Fierzë me 10 vendroje” me fond limit 1.11 mld lekë, e fitoi bashkimi i operatorëve Eurogjici & Ndreu (N.S.S), si oferta më e lartë me 260 mln lekë diferencë me ofertën më të ulët.

Lotin e dytë, “Ruajta e objektit në HEC Vau Dejes dhe HEC Koman me 26 vendroje”, me fond limit 2.89 mld lekë, e fitoi po prapë i njëjti bashkim operatorësh, kësaj herë me diferencë 690 mln lekë më ofertën më të ulët.

Ndërkohë KESH sh.a, ndodhet në proces gjyqësor për lotin e parë, pasi, pavërësisht se Komisoni i Prokurimit Publik, me vendim nr. 2155 prot, datë 12.10.2016 e shpalli të pavlefshme kontratën, ky institucion, në shkelje flagrante të ligjit, vazhdoi me ekzekutimin e saj.

Në datë 13 gusht 2019 është shpallur procedura me të njëjtin objekt, por kësaj herë jo më i ndarë në lote: Ruajtja me polici private e HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau Dejës”, me fond limit 4,15 mld lekë dhe kohëzgjatje 3-vjeçare.

Teorikisht, ndarja në lote garanton konkurrueshmëri më të lartë dhe mirëmenaxhim më të mirë të fondeve publike. Por KESH sh.a, çuditërisht, me të mbaruar kontrata e lidhur me zaptuesit e tregut të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike, Gjici e Ndreu, e rishpall procedurën duke i bashkuar të tre objektet në një. E qartë që sa më i lartë fondi limit, aq më e lartë vlera e xhiros vjetore, e kontratave të ngjashme, etj, si kritere kualifikuese. Rrjedhimisht kufizohet në nisje numri i pjesëmarrësve.

Se cili operator i përmbush këto kritere, duke pasur parasysh vlerat e kontratave në 6 vite rilindje, nuk është e vështirë të bësh një prognozë.

Gjithsesi, pa e paragjykuar dhe duke e trajtuar procedurën në fjalë objektivisht, mbetet i paqartë dhe i pajustifikuar bashkimi i tre objekteve në një të vetëm nga KESH sh.a.

Lealba Pelinku

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz19/08/2019 20:18

    Hani pini e mos u ngopshi o Gica e Pjerdhina te partis siçiliste, o llumra e plera te Edver Taqi Hajdutit, o kellira e qelbesira te ketij kombi te shumvuajtur! Zoti marrte hak ne ju o bajga te ridhjerjes!

    Shto koment

    Denonco