‘Rama u bëri presion këshilltarëve të tij në Shkodër’/ Gurakuqi: ‘PD nuk do e ndalë këtu aksionin’

‘Rama u bëri presion këshilltarëve të tij në Shkodër’/ Gurakuqi: ‘PD nuk do e ndalë këtu aksionin’

18:01, 19/08/2019
A+ Aa A-

Duke komentuar zhvillimet e sotme në Shkodër, ish-deputeti demokrat, Romeo Gurakuqi, akuzoi Ramën për sjellje arrogante me qytetarët e Shkodrës

Gurakuqi e cilësoi një proces të paligjshëm konstituimin e këshillit të ri bashkiak.

Në një intervistë për Ora Neës, ai tha se ka pasur sinjale për një tërheqje në bllok të këshilltarëve të PS-së pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie, por shtoi se presionet e kryeministrit dhe grupeve të caktuara kanë influencuar në momentet e fundit.

‘Sjellja e sotme është terësisht arrogante. Kryeministri po tenton të japë dhe Shkodrën. Goditja që mori me zotin Pjetri do të duhej ta detyronte atë dhe mazhorancën të reflektonte. Së bashku me kryetarin do të binin dhe këshilltarët. Ka pasur zëra për tu tërhequr në bllok por siç duket presioni i kryeministrit dhe pjesës që do ta përdorë Shkodrën për qëllime të veta influencoi që ata të mblidhen sot të rrethuar me rreshta policorë për të kryer një proces të paligjshëm, realizuar përmes një thirrje të paligjshme të prefektit të qarkut, një ushtar i bindur i mazhorancës. Sot janë mbledhur me urdhër dhe presion të atij që komandon gjithçka. Por që duke filluar nga sot ai gradualisht do të bjerë, moralisht ka rënë me kohë, sundon përmes forcave të policisë.

Duke komentuar zgjedhjen e Briselda Kadisë si kryetare e këshillit bashkiak, Gurakuqi thotë se u shkel rregullorja.

‘Votimi është bërë në kundërshtim me rregulloren e këshillit bashkiak të Shkodrës, është bërë votim i hapur me një kandidaturë të vetme pa e kaluar në votim të fshehtë. Është frika që ka pasur Kryeministri.

Duke nënvizuar vlerat kulturore dhe historike që mbart kryeqendra e veriut, Gurakuqi thotë se Shkodra kërkonte një tranzicion me marrëveshje.

‘Ishte momenti për ta bërë në Shkodër një tranzicion të tillë me marrëveshje, me kuptimin e qëndrimit të kryetares aktuale në pushtet por gjetjes së zgjidhjeve më racionale në aspektin e menaxhimit të këtyre dy muajve deri në 13 tetor kur janë zgjedhjet legjitime të dekretuara nga presidenti. Është situatë krejt e pabukur. Ditët e ardhshme do të tregojnë se nga Shkodra do të fillojë rënia e tij.

Ish-deputeti demokrat është i prerë kur thotë se kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, do të qëndrojë në detyrë derisa kryetari i ri i bashkisë i zgjedhur do të bëjë betimin.

‘Kështu e parashikon ligji që vetë PS e ka aprovuar në 2015. KQZ të veprojë shpejt dhe brenda ligjit që Shkodra të ketë një kryetar të ri të bashkisë të zgjedhur në mënyrë pluraliste brenda afateve kushtetuese dhe një këshill të ri bashkiak pluralist. Jemi në qytetin që ka pasur këshillin më të vjetër bashkiak në territorin e shtetit shqiptar. Disa konsensuse duhet të merren këtu edhe për shkak të disa veçantive që ka ky qytet dhe ky rajon.

Gurakuqi tha se PD do të vazhdojë aksionin civil njëkohësisht do të marrë të gjithë hapat ligjorë të nevojshëm për të deklasifikuar këtë sipërmarrje të paligjshme të kryeministrit të vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco