‘Rama është një shtet pa kupon’/ Mërtiri për SYRI Tv: Dekreti i Metës mundësi shpëtimi për krizën politike

‘Rama është një shtet pa kupon’/ Mërtiri për SYRI Tv: Dekreti i Metës mundësi shpëtimi për krizën politike

16:33, 19/08/2019
A+ Aa A-

Pegagogu i Sociologjisë, Ergys Mërtiri, në një bisedë për Syri. Tv, duke komentuar aksionin e fundit të ndërrmarrë nga Rama për informalitetit, e cilëson këtë aksion qesharak, pasi ‘shteti i Ramës është vetë një shtet pa kupon, një shtet i falsifikuar’

‘Sipas Ramës informaliteti qëndron te kuponi. Kjo është absurse pasi shteti i Ramës është vetë një shtet pa kupon. Është një shtet me letra falso. Është një qeveri që bën zgjedhje false. Bën votime pa opozitë edhe ato i falsisikon. Tani problemi i Ramës është kuponi tatimor dhe kjo është ironia dhe është qesharake. Dhe kjo tregon se sa qesharake është kjo qeveri’

Mërtiri ka komentuar ndërkohë edhe dekretin e Metës për zgjedhjet lokale më 13 tetor.

‘Dekreti i Metës është një mundësi, është një gomone shpëtimi për zgjidhjen e krizës politike në këtë vend. Por do shikojmë nëse palët do hipi  në këtë gomone apo jo, Por kjo gomonë do shkojë dëm nëse palët nuk hipin në të. Opozita ka dalë nga sistemi. Kemi një bojkot ndaj kësaj qeverisje.

Nuk është puna për të shpëttuar zgjedhjet lokale. Opozita kërkon garanci që këto zgjedhje nuk do vidhen. Dhe opozita kërkon zgjedhje pa Ramën që të ato të mos vidhen. Nuk bëhet fjalë për zgjedhjet vendore. Sot opozita ka dalë nga Parlamenti. Nuk njeh zgjedhjet maxhoritare.Duhet një vullnet i palëve për të bërë zgjedhje të parakohshme.

Unë shikoj që maxhoranca nuk i do zgjedhjet e parakohshme se nuk i do. Rama thotë se opozita thotë se nuk do zgjedhjet se nuk i fiton.

Kjo është absurde. Sepse opozita nëse do të vijë në pushtet do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco