Valdrin Pjetri nuk ka qenë kurrë i punësuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara

Valdrin Pjetri nuk ka qenë kurrë i punësuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara

16:31, 19/08/2019
A+ Aa A-

Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i zgjedhur dhe i dorëhequr i Shkodrës, nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, dhe nuk ka qenë kurrë drejtues i kësaj agjencie.

Në jetëshkrimin e tij, Pjetri ka pohuar se në periudhën 2010- 2014 ai ka punuar si administrator i pasurive të konfiskuara. Fjala ‘administrator’ në jetëshkrim është keqkuptuar nga media, e cila e ka interpretuar këtë emërtim si drejtues të institucionit të pasurive të konfiskuara, pra të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Në fakt, Pjetri ka qenë pjesë e listës së ekspertëve te? regjistruar pranë sistemit gjyqësor, të citët mund të emërohen si administratorë publikë të pasurive që Gjykata sekuestron-kur gjykata vendos sekuestrimin e pasurive private ajo duhet të emërojë një administrator të pavarur për administrimin e këtyre pasurive.

Lista e ekspertëve nga e cila gjykata mund të zgjedhë administratorin për rastet specifike i propozohet sistemit gjyqësor nga Agjencia e Administrimit te? Pasurive te? Sekuestruara dhe te? Konfiskuara.

Ekspertët e pavarur administratorë janë pjesë e regjistrit elektronik të ekspertëve teknikë të licencuar pranë gjykatave, njësoj siç janë psikologët, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, kontabilistët, audituesit e certifikuar, etj. Përzgjedhja e tyre për çdo rast bëhet me anë të shortit elektronik nga gjykata.

Sipas ligjit nr. 34/2019 ‘Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’, (Neni 2/ç) Administrator i Pasurive të Paluajtshme mund të jetë:

 ‘Personi fizik a juridik, i specializuar në fushën e administrimit të pasurive, i cili është i autorizuar dhe/ose kontraktuar nga Agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’.

Neni 11 i këtij ligji, përcakton se:

 ‘Administratori i pasurisë së sekuestruar caktohet nga gjykata kompetente, nga lista e ekspertëve të caktuar nga Agjencia’.

Duke patur parasysh këto fakte, duket se akuzat e ndërsjella politike midis palëve në lidhje me punësimin e hamendësuar të Pjetrit nën qeverisjen demokrate janë sulme të painformuara dhe të pabaza politike.

/Botuar nga Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco