Familjarët e të përndjekurve politikë përzënë Finon nga ceremonia

Familjarët e të përndjekurve politikë përzënë Finon nga ceremonia

14:35, 19/08/2019
A+ Aa A-

Të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit në Lushnjë, përkujtuan dje ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe për ata që humbën jetën në këto kampe.

Kjo ceremoni përkujtimore e viktimave të komunizimit, u shoqërua me incidente.

Mosmarrëveshjet nisën për mospërmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë, por më pas pati edhe një tjetër incident të shkaktuar nga prezenca e deputetit të PS, Bashkim Fino.

Familjarët e të përndjekurve e kanë konsdieruar këtë si një provokim që u bëhet atyre, ndaj dhe kërkuan largimin e Finos nga salla.

“Pse je ti këtu, ti je i Partisë Socialiste. Ti nuk ke të drejtë të flasësh. Nuk ke të drejtë të jesh këtu”, unë jam rritur rrugëve të Italise dhe na e keni borxh”, tha një përfaqësues i të përndjekurve në sallë.

“Bashkim Fino nuk duhet të ishte sot këtu”, u shpreh një tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco