Korrupsioni! Që fierakët 'të falen’ tek gruaja e tij notere, drejtori i Kadastrës bën sikur ndahet!

Korrupsioni! Që fierakët 'të falen’ tek gruaja e tij notere, drejtori i Kadastrës bën sikur ndahet!

14:01, 19/08/2019

“Akuza të rënda për korrrupsion për narkodrejtorin e Kadastrës së Fierit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.” Kështu e ka paralajmëruar, një lëvizje deri në ekstrem për korrupsion, ish-Kryeministri Sali Berisha, të një drejtori të fuqishëm të qeverisë “Rama”, drejtorit të Kadastrës së Fierit.

Ervin Bushi, për t’i shpëtuar akuzave nga qytetarët e deri edhe denoncimeve se noterinë e së shoqes e ka kthyer në një pikë takimi me ta për përfitime vetiake, ka bërë një divorc fals për të dalë “i pastër”. Por, duket, se të vërtetën e dinë të gjithë qytetarë e Fierit, si në mesazhin në vijim:

Përshëndetje Doktor.

Dua të bëj një denoncim për Ervin Bushin, drejtor i Aluiznit dhe i Kadastrës së qytetit të Fierit. Mënxyrat e këtij njeriu nuk kanë të sosur ndaj qytetarëve fierakë.

Si fillim po e nis me një vendim gjykate, që flet për ndarjen e tij nga gruaja, që e ka notere. Gjasme ndarje. Vendimin e gjykatës po e nis edhe këtu, por është e kollajt për ta gjetur në faqen e Gjykatës civile Fier.

Ky mostruozi me kollare, fodull fshatar i poshtër, Bushi, ka bërë një ndarje fiktive nga gruaja e tij duke qënë se ajo është notere dhe ka konflikt interesi, duke qënë se të gjitha deklaratat noteriale, skuthat dhe spiunat e tij i detyrojnë qytetarët e shkretë për të shkuar të gjithë të gruaja notere, merr një hap për t’u hedhur hi syve njerëzve se është ndarë me vendim gjykate me gruan dhe nuk ka punë me noterinë.

Tashme ai i detyron të gjithë të shkojnë të bëjnë dhe kontratat e  ndryshme, duke qënë se u rrit në pozicion dhe u bë pseudo drejtor i Kadastrës së Fierit.

Ky po i pi gjakun njerëzve.

Të lutem publikojeni, se në Fier e di i madh dhe i vogël se çfarë njeriu është.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco