FOTO/ Meta në Martanesh, bisedon me blegtorë që presin më shumë vëmendje dhe mbështetje

FOTO/ Meta në Martanesh, bisedon me blegtorë që presin më shumë vëmendje dhe mbështetje

13:34, 19/08/2019

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një video nga bisedat që ka bërë gjatë pushimeve të tij, me blegtorë të Bizës dhe Martaneshit dhe problemeve që i shqetësojnë ata.

Në një shënim në Fb, Meta shkruan sot:" Fundjava e kaluar midis maleve dhe pyjeve të Bizës dhe Martaneshit ishte një mrekulli e shoqëruar me bukuri të ndryshme dhe të panjohura më parë për mua. Vetëm duke udhëtuar në të gjitha drejtimet që lidhin Bizën me rajonet e tjera të vendit e kupton rëndësinë e veçantë të saj strategjike dhe historitë që lidhen me të.

Por Biza ka edhe një liqen shumë të bukur dhe impresionues, të rrethuar nga pyje dhe male, për të cilat duhet treguar kujdes dhe vëmendje.
Ndërsa monumentet natyrore janë pafund, siç është dhe gjelbërimi i pyjeve dhe maleve drejt Ballenjës në Martanesh. 

Në këtë udhëtim mes këtyre bukurive magjepsëse pata kënaqësinë të takoja dhe disa nga blegtorët, të cilët punojnë mes shumë vështirësive dhe nuk dorëzohen, me bindjen se një ditë do të bëhet më mirë dhe për ta, do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje, që këto vende të bekuara të mos braktisen. 

Ndoshta për këtë ndihmojnë dhe objektet e kultit dhe besimit që ekzistojnë në këtë zonë, që njerëzit t’u qëndrojnë me kurajo disa vështirësive dhe pengesave që nuk i meritojnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco