U zgjodh kryetare pas urdhrit të Ramës: Kush nuk voton për Briselda Kadinë, ikën nga PS!

U zgjodh kryetare pas urdhrit të Ramës: Kush nuk voton për Briselda Kadinë, ikën nga PS!

12:54, 19/08/2019
A+ Aa A-

Ashtu siç ishte paralajmëruar, me 47 vota pro, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u zgjodh Briselda Kadia, emri i së cilës ishte vendosur në mbledhjen e djeshme të PS në Shkodër. Ndërkohë mësohet se dy vota ishin të pavlefshme. Këshilli Bashkiak ka zgjedhur edhe 3 nënkryetarë; ata janë Terez Brixha, Arvit Tosja, Suada Selimi. Mbledhja e këshillit Bashkiak u mbajt paraditen e sotme në ambientet e bibliotekës së Universitetit "Luigj Gurakuqi", ndërsa jashtë protestohej kundër: Ata e quajnë procesin farsë. 

RTV Ora arriti të zbardhë diskutimet që ishin zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e PS në Shkodër. Burimet bëjnë të ditur se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Briselda Kadia për kryetare të këshillit.

Emri i Kadisë u miratua mes debateve, që filluan nga ora 19 deri në orën 23:00. Burime për RTV Ora bënë të ditur se Senida Mesi kishte deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Briselda Kadisë.

"Kush nuk voton Briselda do te përjashtohet nga PS", mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhërin e Ramës.

Anëtaret e Këshillit kanë kërkuar që të zbatohet ligji dhe të dalin 2 kandidat në garë për kryetar këshilli. Në këtë moment është kërkuar 10 minuta pushim. Më pas është lexuar urdhri i kryeministrit Rama, që të hënën të votohet vetëm një kandidat, ai i Briselda Kadisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/08/2019 16:26

Ta gezoni Edver Hoxhe Ramen o ripjerdhes sepse socialiste nuk jeni me! Oh pse nuk ka nje lume qe t'iu laje fekalet qe jeni perlyer o ripjerdhes!!! Turp dhe faqja e zeze per Partine Socialiste! Del nje i cmendur dhe ju terheq zvarre, ju c'burreron, ju perdhunon, ju depersonalizon dhe ju diskrediton per gjithe jeten. A do te keni neser surrat te dilni perpara popullit???!!!! Keni 13 vjet qe nuk guxoni te thoni dot mendimin tuaj!!!! Jeni kthyer vetem ne papagalle te nje te cmenduri!

t19/08/2019 13:45

Urdheri verbal i ramziut del mbi ligjin dhe ata qe e quajne veten keshilltare binden si dele dhe e shkelin ligjin.mjere ke te qsjme mepare

Shtetrrumpalle 19/08/2019 13:18

Luu ku je Luu “Peshqit e medhenj “ e lane notin ne det te hapur, kan dal tu notu n’toke, e ska grep apo rrejete ti kapi Luu?

Shto koment

Denonco