VIDEO/ Kryetarja e këshillit të Qarkut Shkodër: Mbledhja e paligjshme, nul

VIDEO/ Kryetarja e këshillit të Qarkut Shkodër: Mbledhja e paligjshme, nul

12:27, 19/08/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli, e cilësoi nul mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vendimet që ky Këshill do të marrë.

Bardeli e mbajti këtë qëndrim në sallën e mbledhjes, duke e cilësuar atë si një akt antikushtetues.

Përpara se të braktiste këtë mbledhje që cilësohet ilegjitime, Bardeli deklaroi se anëtarët e të ashtuquajturit Këshill po konsumojnë disa vepra penale, pasi po tentojnë të ngrenë institucionet pa zgjedhje dhe në kundërshtim me dekretin e Presidentit të Republikës.

Ajo deklaroi se të gjithë ata që e kanë arkitektuar mbledhjen-farsë të ditës së sotme shumë shpejt do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco