FOTO/ Një togere shqiptare diplomohet në Akademinë Mbretërore në Britani

FOTO/ Një togere shqiptare diplomohet në Akademinë Mbretërore në Britani

11:56, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një togere shqiptare, Jonida Prifti, nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pas një kursi intensiv 12-mujor, u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar, në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurstit (RMAS).

Ambasada britanike njoftoi sot se Akademia Ushtarake Mbretërore e Sandhurstit është një Institucion prestigjioz ushtarak ku diplomohen oficerët e rinj të Ushtrisë Britanike si edhe një numër i konsiderueshëm kadetësh të huaj të ftuar nga vendet partnere dhe aleate.

Në këtë institucion oficerët e rinj stërviten në marrjen e përgjegjësive të drejtim-kontrollit dhe komandimit. Kursi i formimit të oficerëve në RMAS mbulon gjerësisht lëndët ushtarake, ato praktike dhe akademike si edhe promovon një nivel të jashtëzakonshëm stërvitjeje individuale dhe asaj në grup.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco