Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Dje grabiste me armë, sot drejton ‘Bashkinë që duam’! Berisha: Krimi, meritë për Edvin Mafinë!

Dje grabiste me armë, sot drejton ‘Bashkinë që duam’! Berisha: Krimi, meritë për Edvin Mafinë!

11:39, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një tjetër zyrtar i shtetit, i sapongritur në post nga kreu i qeverisë Edi Rama, rezulton me precedencë penalë. Eronit Lame, nënkryetari i ri i bashkisë së Kamzës, dalë nga votimet e 30 Qershorit, është denoncuar publikisht nga qytetarët si një person i arrestuar nga Policia për grabitje me armë!

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur qytetarit me këto radhë plot ironi: “Krimi njihet si meritë në shtetin e mafies së drogës! Narko nënkryetari monist i Kamzës, Eronit Lame, akuzohet si ish-i arrestuar nga Policia për grabitje me armë! Krimi është meritë për ngritjen në përgjegjësi në narkoshtetin e Edvin Mafisë!” shton ai dhe fton qytetarët të lexojnë mesazhin denoncues në vijim:

Përshëndetje Doktor!

Eronit Lama sot na emërohet nënkryetar bashkie në Kamëz, i cili është arrestuar nga Policia për grabitje me armë në Paskuqan para disa vitesh! 

Kjo parti e ardhur nga kriminelë në pushtet dhe po emëron kriminelë në rangje më të larta të pushtetit.

Është shumë i thjeshtë verifikimi i këtij krimineli që është emëruar nga narko Edi Rama.

Deri dje mbante postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Kamzës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco