VIDEO/ ‘Skenë krimi’, rrethohet vendi i konstituimit të Këshillit bashkiak në Shkodër

VIDEO/ ‘Skenë krimi’, rrethohet vendi i konstituimit të Këshillit bashkiak në Shkodër

10:56, 19/08/2019
A+ Aa A-

Disa të rinj e të reja të Shkodrës shprehën kundërshtimin për uzurpimin e paligjshëm të Bashkisë së Shkodrës nga PS nëpërmjet një gjesti simbolik.

Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

‘Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.’- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco