Shkodranët ngrihen kundër këshillit të ri bashkiak, Gurakuqi: E patolerueshme kjo që po ndodh Pamje nga protesta

Shkodranët ngrihen kundër këshillit të ri bashkiak, Gurakuqi: E patolerueshme kjo që po ndodh

10:34, 19/08/2019
A+ Aa A-

Sapo ka filluar protesta në qytetin e Shkodrës nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, qytetarëve dhe ish-deputetëve. Ka folur qysh në nisje të kësaj proteste, ish-deputi Romeo Gurakuqi, i cili ka thekuar dhe një herë që gjithçka po ndodh është e jashtëligjshme. Duke njohur kështu si legjitime vetëm datën e zgjedhjeve të dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës.

“Komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë. E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kryetarin e Partisë Socialiste.”-tha Gurakuqi për FaxNeës.

Ndërkaq i pyetur nëse ka mundësi të përsëritet një 2 prill i mundshëm, Gurakuqi ka theksuar se PD mbështetet vetëm në vlerat e vërteta të demokracisë.

“PD është një parti e cila ka për qëllim të ndjek gjithë rregullat e deemokracisë. Ne jemi në pritje të zhvilimeve, patjetër që komuniteti shkodran do të jetë I lirë në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ne e pamë shumë mirë që të gjithë shkodranët e braktisën gjithë këtë farsë.”

Si fillim protestuesit janë mbledhur përpara Prefekturës aty ku mendohej se do të bëhej konstituimi i këshillit bashkiak, por sipas tyre protestuesit do të lëvizin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco