Meta: Beteja ime kryesore, rikthimi i sovranitetit të qytetarëve shqiptarë

Meta: Beteja ime kryesore, rikthimi i sovranitetit të qytetarëve shqiptarë

21:51, 18/08/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka rrëfyer për herë të parë dhe betejën e tij kryesore.

“Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre. Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim”, ka sqaruar Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Si mendoni, a do t’ju lejojë Monika të ktheheni përsëri në LSI?

Presidenti Meta: Kjo nuk është beteja ime për të ardhmen. Beteja ime për të ardhmen është rivendosja e vendit në rrugën e demokracisë, sepse ka dalë nga kjo rrugë. Së dyti, në rrugën e kushtetueshmërisë dhe të funksionimit të institucioneve në mënyrë demokratike.

Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre.

Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi18/08/2019 23:25

Beteja jote kryesore sot rshte te shpetosh nga prangat. Fatkeqsisht dhqiptaret po vuajn aq shume sa fillojne te besojne dhe tek ti, por fytyra jote, grabitjet e tua, meritojne burgun

Shto koment

Denonco